Xhafer Tahiri e nënshkruan edhe një kontratë pak muaj para zgjedhjeve

Xhafer Tahiri e nënshkruan edhe një kontratë pak muaj para zgjedhjeve

12:29, 18/06/2021

 

Kryetari i Vushtrrisë e ka nënshkruar edhe një kontratë pak muaj para zgjedhjeve komunale ku ai synon mandatin e dytë, shkruan Syri.net Kosova.

“Me Kryeshefin Ekzekutiv të NPL “Përparimi” sh.a z. Fadil Bahtiri, kemi nënshkruar kontratën për kryerjen e shërbimeve komunale”, ka shkruar Xhafer Tahiri. Kontrata parasheh disa pika::

1. Menaxhimi dhe mirëmbajtja e hapsirave publike komunale

2. Sigurimi i objekteve publike komunale

3. Pastrimi i objekteve publike komunale

4. Kositja e të gjitha hapsirave publike të gjelberta në qytet

5. Krasitja e drunjëve dekorativ

6. Mbjellja e luleve në vende të caktuara

7.Mbjellje e barit artificial në hapësira publike

8. Ujitja e drunjeve derkorativ dhe luleve

9. Mirëmbajtja e varrezave të qytetit

10. Menaxhimi i parkingjeve publike

“Tani e tutje, presim të shohim më shumë shërbime cilësore në qytet por edhe çasje të re në shërbime publike”, ka thënë Xhafer Tahiri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco