Qumështarët kërkojnë t’u bëhen pagesat e mbetura të subvencioneve

Qumështarët kërkojnë t’u bëhen pagesat e mbetura të subvencioneve

11:33, 12/05/2021

Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës ka kërkuar nga ekzekutivi që sa më shpejtë të bëhen pagesat e mbetura të subvencioneve për fermerët.

Këtë kërkesë e kanë paraqitur gjatë një takimi të zhvilluar me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi lidhur me problemet me të cilat po ballafaqohet sektori i bujqësisë në Kosovë në përgjithësi e në veçanti sektori blegtoral dhe prodhimtaria e qumështit, sidomos pas paraqitjes së pandemisë dhe pasojave të saj.

“Një nga pikët e diskutimit ishte gjetja e mundësive për ekzekutim sa më të shpejtë të pagesave te mbetura te subvencioneve të papaguara për fermerët pas vendimit të qeverisë së kaluar për dyfishim të subvencioneve, si rrjedhojë e kërkesave tona për të lehtësuar sado pakë humbjet pas paraqitjes së pandemisë COVID-19 dhe pasojave të saje”, thuhet në njoftimin për media.

“Fatkeqësisht, ne u njoftuam nga zv. kryeministri, por edhe më herët nga ministri i bujqësisë, se ka mungesë të mjeteve dhe nuk morëm ndonjë përgjigje të saktë apo shpresë, se këto pagesa do të ekzekutohen së shpejti!”, theksoi Berisha, i cili në takim ishte së bashku me anëtarë të kësaj shoqate Ardian Purrini dhe Behlul Behluli.

Sipas tij pritet një vendim se si do të procedohet tutje me pagesat e premtuara dhe të papaguara të subvencioneve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco