Për zhvillimin e ekonomik të Kosovës realizohet samiti i dasporës

Për zhvillimin e ekonomik të Kosovës realizohet samiti i dasporës

09:57, 12/05/2021

Klubi i Prodhuesve të Kosovës ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Besa Foundation e.V. për zhvillimin e projekteve të përbashkëta të cilat ndikojnë në forcimin e lidhjeve në mes të diasporës dhe vendit. 

Konkretisht, kjo marrëveshje është nënshkruar për bashkë organizimin e Samitit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional (VET Samitin) dhe Fushatën VET ( Vocational Educational Training).

VET Samiti organizohet me qëllimin e diskutimit mbi rolin kyç të Arsimit dhe Aftësimit Profesional ( AAP) në rritjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Kosovës dhe do të shërbej si një platformë rrjetëzimi për të gjithë akterët relevant. 

Kurse, VET Fushata qëllim kryesor do ta ketë vetëdijësimin e të rinjve dhe bizneseve rreth mundësisë së punësimit në sektorë të ndryshme në prodhim, dhe synon që të jap një mbështetje të fuqishme zhvillimit të AAP-së në Kosovë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco