Brendi Made in Kosova krenari për shtetin

Brendi Made in Kosova krenari për shtetin

14:35, 08/05/2021

Brendi Made in Kosova  i themeluar para pesë vjetëve nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës, filloi si iniciativë për promovimin e vlerave pozitive të vendit, duke promovuar arritjet e personaliteteve nga kultura, sporti dhe fushat tjera, ku përfshihet edhe sektori i prodhimit. 

Si vazhdimësi, Brendi Made in Kosova përveç që është fushatë mbarëkombëtare e përqendruar për promovimin e vlerave pozitive të vendit, po ashtu synon të mbroj prodhimet vendore dhe të rris ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e konsumimit të prodhimeve vendore. 

Synimi kryesor i brendit është që të nxisë ndjenjën e krenarisë tek qytetarët për vendin në përgjithësi, por edhe rritja e besimit të qytetarëve në prodhimet vendore. 

"Sot jemi të lumtur që Made in Kosova, është term i cili gjithnjë e më shumë përdoret me mburrje dhe krenari, por edhe që është inspirim edhe për shumë nisma tjera të cilat promovojnë vlerat e vendit tonë", thonë nga  Klubi i Prodhuesve të Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco