Kjo është komuna e parë që përfiton për efiçencë të energjisë

Kjo është komuna e parë që përfiton për efiçencë të energjisë

13:39, 29/04/2021

Sot së bashku me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip S. Kosnett, drejtoreshën e Korporatës së Sfidave të Mileniumit për Kosovë, Sarah Olmstead dhe drejtorin ekzekutiv të Fondacionit të Mileniumit të Kosovës, Petrit Selimi, bënë inaugurimin e punimeve për projektin “Subvencione për Eficiencë të Energjisë”.

"Jam shumë i gëzuar që Prizreni është Komuna e parë që ka përfituar nga ky program, i implementuar nga Fondacioni i Mileniumit i Kosovës (MFK) dhe mbështetur nga Korporata e Sfidave të Mileniumit, i cili  përqendrohet në uljen e konsumit të energjisë elektrike në sektorin e banimit përmes subvencioneve dhe stimujve të tjerë, për të inkurajuar familjet të investojnë në masa të efiçiencës së energjisë", tha kryetari i Prizrenit. 

Mytaher Haskuka, shtoi se ky projekt është më se i qëlluar, ngase duke udhëtuar në Kosovë vërejmë se kemi shumë shtëpi me blloqe të kuqe, të pa fasaduara dhe të palyera. Arsyet janë të shumta, por ne duhet të punojmë intensivisht që ta ndryshojmë këtë gjendje, ngase në këtë mënyrë familjet dhe fëmijët tanë do të kenë ambiente më të ngrohta gjatë dimrit dhe më fllad gjatë verës. 

Sipas tij kështu, çmimet e faturave të rrymës do të ulen dhe këto pastaj do të mund të investohen në arsimimin e fëmijëve tanë. Përveç kësaj, me efiçiencë të energjisë, ne e mbrojmë edhe ajrin, natyrën dhe të ardhmen e tokës. 

"Ne kemi vetëm një planet, prandaj nuk kemi opsion tjetër pos mbrojtjes së tij.
Falënderoj fondacionin Milenium, ambasadorin, shtetin dhe popullin amerikan për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme që i bëjnë popullit dhe shtetit tonë",tha kryetari Haskuka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco