Kosova ende nuk ka përvojë në auditimin e IPA fondeve të BE-së

Kosova ende nuk ka përvojë në auditimin e IPA fondeve të BE-së

11:29, 29/04/2021

Auditor i Përgjithshëm i Kosovës Besnik Osmani, ka pritur në takim auditorët nga Maqedonia e Veriut.

Ai tregoi se ishte një takim shumë i mirë me miqtë nga Maqedonia e Veriut që merren me auditimin e IPA fondeve të BE-së. 

"Kosova nuk e ka këtë përvojë, pasi që kjo është e lidhur ngushtë me procesin e integrimit evropian", tha Osmani. 

Prandaj marrëveshja konkrete që auditorët tanë të marrin përvojat e kolegëve të tyre nga Maqedonia do të jetë shumë e mirëseardhur. 

"Me Ademin dhe Ivanin kemi diskutuar gjerësisht për modalitet që do të zbatohen për këtë qëllim dhe vlerësojmë lartë gatishmërinë e tyre për ndihmë konkrete për ngritjen e këtyre strukturave krahas progresit të vendit në procesin e integrimeve evropiane", tha Besnik Osmani.

Auditor i Përgjithshëm, shtoi se me ngritjen e kapaciteteve dhe strukturave për auditimin e fondeve të IPA-s përmbyllet edhe plani për ngritjen e dijës sipas llojeve të auditimit në Zyrën Kombëtare të Auditimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco