Japonia miraton marrëveshjen më të madhe tregtare në botë

Japonia miraton marrëveshjen më të madhe tregtare në botë

13:07, 28/04/2021

Japonia miratoi marrëveshjen më të madhe në botë të tregtisë së lirë, Partneritetin Ekonomik Rajonal të Përgjithshëm (RCEP), të nënshkruar nëntorin e kaluar midis 15 vendeve të Azisë dhe Paqësorit, duke përfshirë Kinën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Marrëveshja u miratua nga parlamenti i vendit, i njohur ndryshe si Diet, njoftoi Kyodo Neës. Por marrëveshja pritet të hyjë në fuqi deri në fund të këtij viti.

Kina, Australia, Japonia, Zelanda e Re, Koreja e Jugut dhe 10 anëtarë të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN), përfshirë Brunein, Kamboxhian, Indonezinë, Laosin, Malajzinë, Mianmarin, Filipinet, Singaporin, Tajlandën dhe Vietnamin, janë anëtarë të marrëveshjes RCEP.

Kur të bëhet plotësisht efektive, RCEP, do të krijojë një zonë të tregtisë së lirë që mbulon rreth 30 për qind të prodhimit të brendshëm bruto të botës, tregtisë dhe popullsisë, duke u bërë marrëveshja më e madhe tregtare në botë e nënshkruar ndonjëherë në historinë moderne.

Pritet shfuqizimi i tarifave për 91 për qind të mallrave midis vendeve anëtare, ndërsa lejon "rregulla të përbashkëta mbi investimet dhe pronën intelektuale për të promovuar tregtinë e lirë".

Deri tani, Kina, Tajlanda dhe Singapori e kishin ratifikuar plotësisht marrëveshjen. Japonia, për herë të parë, është e përfshirë në një marrëveshje të vetme tregtare, ku Kina dhe Koreja e Jugut janë partnerë, me të parën partneren e saj më të madhe dhe të dytën partnerin e tretë më të madh tregtar.

Tokio konsideron se marrëveshja do të ndihmojë në rritjen e ekonomisë së tretë më të madhe në botë, me 2,7 për qind dhe të krijojë 570.000 vende pune.

Menjëherë pasi gjashtë nga anëtarët e ASEAN dhe tre anëtarë të jashtëm të ratifikojnë RCEP, e njëjta do të hyjë në fuqi brenda 60 ditëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco