Hajdinaga e jep lajmin nga Peja: Ulqini do të jetë i hapur për turizmin veror

Hajdinaga e jep lajmin nga Peja: Ulqini do të jetë i hapur për turizmin veror

21:13, 12/04/2021

Kreu i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka pritur në takim drejtorin e Organizatës Turistike të Ulqinit, ,Gëzim Hajdinaga, shkruan Syri.net Kosova.

"Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri ka pritur në takim ish-ministrin e Pakicave Kombëtare në Qeverinë e Malit të Zi dhe ish-kryetar i Komunës së Ulqinit, aktualisht Drejtor i Organizatës Turistike të Ulqinit, z.Gzim Hajdinaga. 
Kryetari Muhaxheri i uroj mirëseardhje z.Hajdinaga, ku theksoj se Peja ka qenë gjithmonë e lidhur me Ulqinin e në veçanti, prej mikpritjes, që e kemi pasur në vitin 99-të.
Drejtori Hajdinaga e falënderoj kryetarin Muhaxheri për pritjen, ku theksoj se më vjen mirë, që jam në qytetin e Pejës, sepse unë për një javë jam në Kosovë, kam qenë në disa qytete, dua të përcjelli mesazhet se Ulqini në traditën e vetë ngërthen turizmin, ne kemi bërë përgatitjet tona, pra me sinjalin, që kemi marrë Mali i Zi do të jetë i hapur, po ashtu gjatë takimit prezantoj kapacitetet turistike të Ulqinit.", thuhet në njoftimin nga Komuna e Pejës.

Kryetari Muhaxheri ka pritur në takim drejtorin e Organizatës Turistike të Ulqinit, z.Hajdinaga Kryetari i Komunës së...

Posted by Komuna Pejë on Monday, April 12, 2021

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco