Lajme të mira nga Ulqini për turistët kosovarë

Lajme të mira nga Ulqini për turistët kosovarë

13:44, 12/04/2021

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka pritur në takim ish-ministrin e Pakicave Kombëtare në Qeverinë e Malit të Zi dhe ish-kryetar i Komunës së Ulqinit, aktualisht Drejtor i Organizatës Turistike të Ulqinit, Gzim Hajdinaga, raporton Syri.net Kosova.

Kryetari Muhaxheri i uroi mirëseardhje Hajdinagës, ku theksoi se Peja ka qenë gjithmonë e lidhur me Ulqinin.

Drejtori Hajdinaga e falënderoj kryetarin Muhaxheri për pritjen.

“Më vjen mirë, që jam në qytetin e Pejës, sepse unë për një javë jam në Kosovë, kam qenë në disa qytete, dua të përcjelli mesazhet se Ulqini në traditën e vetë ngërthen turizmin, ne kemi bërë përgatitjet tona, pra me sinjalin, që kemi marrë Mali i Zi do të jetë i hapur”, është shprehur Hajdinaga.

Ai gjatë takimit prezantoi kapacitetet turistike të Ulqinit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco