'Lulja' e Dukagjinit, e superpasur me ujë, pa furnizim në disa lagje

'Lulja' e Dukagjinit, e superpasur me ujë, pa furnizim në disa lagje

11:34, 12/04/2021

Zyra Rajonale për Media e KRU 'Hidrodrini'-Pejë, njoftoi për ndërprerje të Furnizimit me ujë, në disa lagje të Pejës.

“Siç edhe kemi paralajmëruar në mjetet e informimit,

Për shkak të punimeve në Gypin DN 350 me lokacion në rrugën 'UÇK', tek Fakultetit i Biznesit, sot nga ora 11:00 e deri në ora 19:00 do të ndërpritet furnizimi me ujë për konsumatorët e lagjeve/rrugëve 'Eliot Engel', 'Sadri Kerri', 'Sali Çeku', 'Ardian Krasniqi', 'Babanaj', 'Peja Hill', BT 'Dardania' përfshirë edhe disa rrugica si dhe në fshatin Bellopojë!”, thuhet në njoftim, raporton Syri.net Kosova.

Peja është ndër komunat më të pasura me burime ujore, por vazhdon të përballet me reduktime të ujit të pijes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco