Çdo vendim që merret sipas Rukiqit ka ndërlidhje rajonale

Çdo vendim që merret sipas Rukiqit ka ndërlidhje rajonale

23:28, 10/04/2021

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës berat Rukiqi, tha se çdo vendim që merret për çfarëdo çështje, ka efkete rajonale ekonomike

Ai tha se në takim me zyrtarët nga Qeveria, i kemi paralajmëruar për atë se çka mund të ndodh nëse në Kosovë ka mbyllje të pjesshme, ndërsa në rajon, sidomos në Shqipëri ka masa më të relaksuara.

"Kosova është shumë e ndërlidhur me ekonomitë e rajonit. Shkupi është larg vetëm 1 orë nga Prishtina, Durrësi/Tirana jo më shumë se 3 orë. Çdo vendim që merret, për çfarëdo çështje, jo vetëm për COVID, duhet ta ketë parasysh këtë ndërlidhje",tha Rukiqi.

Kryetai i OEK-ut shtoi se kanë mësuar shumë për 1 vit duke u ballafaquar me pandeminë, prandaj na duhen vendime racionale të cilat prodhojnë efekt në menaxhimin e pandemisë dhe nuk e dëmtojnë ekonominë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco