Bizneset kosovare ftohen për investime në Ulqin

Bizneset kosovare ftohen për investime në Ulqin

20:24, 10/04/2021

Kryetari i Bordit të Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Berat Mustafa ka prit në takim  drejtorin e Organizatës Turistike të Ulqinit Gëzim Hajdinaga, ku kanë biseduar lidhur me thellimin e bashkpunimit turistik e ekonomik.

Ai e informoi mysafirin që edhe përkundër vështirësive të shumta të pandemisë por edhe problemet që përballen prodhuesit, kanë arritur që të rrisin numrin e eksporteve këtë vit.

Berat Mustafa shpreson se krahas numrit të turistëve kosovarë në Ulqin shpresojnë që prodhimet Made in Kosova të rriten në Malin e Zi.

Nga ana tjetër drejtori i Organizatës Turistike të Ulqinit Gëzim Hajdinaga, ka  treguar se pandemia ka ndikuar shumë në turizmin e Komunës së Ulqinit, duke shpresuar se sivjet do të tejkalohet pandemia dhe të rikthehet normaliteti.

Ai ka ftuar bizneset kosovare që të pos pushimeve edhe të investojnë në Ulqin, sepse ka kushte të volitshme.

Një delegacion i Klubit të prodhuesve të Kosovës pritet që së shpejti të realizojnë një vizitë në Ulqin për t1% shikuar mundësitë për investime.

Nga ana tjetër drejtori i OTU-së ka vizitur edhe Fabrikën e fleksoprintimeve Flexograf  dhe atë të ujit Dea.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco