Zëvendëskryeministri takohet me përfaqësuesen e MCC-së, flasin për projektet në fokus

Zëvendëskryeministri takohet me përfaqësuesen e MCC-së, flasin për projektet në fokus

18:21, 08/04/2021

Zëvendëskryeministri i parë për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, priti sot në takim kurtuazie Drejtoreshën e Misionit të MCC-së (Millenium Challenge Corporation) në Kosovë, Sarah Olmstead.

 

Duke e uruar zëvendëskryeministrin për detyrën e re, Olmstead shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me Qeverinë për projektet që MCC i ka në fokus.

Ndërsa, zëvendëskryeministri Bislimi foli për angazhimin e Qeverisë për më shumë investime në Kosovë me qëllim të përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco