KOSTT-i vazhdon me realitetin e  ri të funksionimit të pavarur

KOSTT-i vazhdon me realitetin e ri të funksionimit të pavarur

09:12, 06/04/2021

Kryeshefi ekzekutiv i KOSTT Mustafë Hasani me bashkëpunëtorë priti në takim drejtorin e çështjeve politike në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës Sylë Ukshini. 

Në kuadër të bashkëpunimit ndër-institucional, Ukshini u njoftua për procesin e gjatë disavjeçar nëpër të cilin ka kaluar KOSTT-i drejt pavarësimit energjetik të Kosovës nga Blloku SMM dhe fillimit të operimit të pavarur në kuadër të Bllokut AK, zona sinkrone e Evropës Kontinentale të ENTSO-E. 

“Nga data 14 dhjetor 2020 kur hyri në fuqi  Marrëveshja e Kyçjes KOSTT/ENTSO-E, kemi një realitet të ri të funksionimit të pavarur të KOSTT në kuadër të Bllokut AK me Shqipërinë i cili po tregohet i suksesshëm dhe në këtë drejtim edhe performansa e KOSTT-it në balancimin e sistemit të Kosovës pas pavarësimit, është vlerësuar lartë nga ana e Qendrës Koordinuese për Evropën Kontinentale-Swissgrid, në kuadër të ENTSO-E)” theksoi Hasani.

Me këtë rast, drejtori i çështjeve politike në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Ukshini përgëzoi KOSTT-in për sukseset dhe të arriturat në këtë drejtim.

Ukshini gjithashtu vizitoi edhe Qendrën Nacionale Dispeçerike në KOSTT-it ku u njoftua rreth operimit në kohë reale të Sistemit të Transmetimit së Republikës së Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco