Pas masave anti-Covid, gastronomët: Me apo pa lejen e qeverisë do të hapemi pas 12 ditëve

Pas masave anti-Covid, gastronomët: Me apo pa lejen e qeverisë do të hapemi pas 12 ditëve

22:16, 05/04/2021

Pas masave të reja anti-Covid që sot janë prezantuar nga qeveria, ka reaguar edhe Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, shkruan Syri.net Kosova.

"Edhe njëherë gastronomia bëhet Kurban i situatës!
Edhe njëherë po ndëshkohemi 12 ditë. 
Mirëpo pas 12 ditëve ne do të HAPEMI!
Me apo pa leje të qeverisë, NE do të HAPEMI! 
Për këto 12 ditë do të kërkojmë subvencionim të pagave, të qirave, dhe grante për biznese, do të kërkojmë strategji për të ardhmen tonë!
Më mirë është të funksionojë gastronomia e të qarkullojë paraja, e me këto para të investohet në shëndetësi, të sigurohen shtretër e hapësira të mjaftueshme për të gjithë të prekurit me COVID-19, si rezultat i fushatave parazgjedhore. Të sigurohen vaksina, para se të sanksionohen bizneset.", thuhet mes tjerash në reagim.

Postimi i plotë:

 

Edhe një herë: Politika shkakton DËMIN, Gastronomia paguan FATURËN! Edhe njëherë gastronomia bëhet Kurban i...

Posted by Shoqata e Gastronomëve të Kosovës on Monday, April 5, 2021

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco