Kosova kurseu mbrëmë 20 milionë euro, bizneset presin vendime të shpejta nga qeveria Kurti

Kosova kurseu mbrëmë 20 milionë euro, bizneset presin vendime të shpejta nga qeveria Kurti

12:58, 05/04/2021

Sipas kryetarit të AKB-së, Agim Shahini Kosova ju shpëtoi zgjedhjeve dhe i kurseu rreth 20 milion euro, raporton Syri.net Kosova.

AKB vlerëson votimet e mbrëmshme si shpëtim nga zgjedhjet e jashtëzakonshme si humbjes së kohës dhe shpenzimeve më shumë se 20 milion euro, prandaj vendimet individuale të deputetëve të Parlamentit si autonome nga partia por si të fituar nga votuesit të atij subjekti politik ishin përcaktues të zgjedhjes së Presidentit të vendit.

Shahini vlerësoi në një postim në Facebook, se bizneset dhe qytetarët e Kosovës presin vendime të shpejta për të dalë nga kriza ekonomike, pandemike e politike që në mungesë të institucioneve do thellohen edhe më shumë.

AKB e uron Presidenten e Republikës së Kosovës Dr. Vjosa Osmani Sadriu që mbi interesin politik e individual të ketë atë shtetëror e qytetarë pa dallim përcaktimi fetar, politik e nacional.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco