Aeroporti i Prishtinës, 10 vite nga Partneriteti Publiko Privat

Aeroporti i Prishtinës, 10 vite nga Partneriteti Publiko Privat

13:41, 04/04/2021
Ish-kryeshefi i Postës dhe Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, njëherish ish drejtori menaxhues i Aerportit të Prishtinës përmes një postimi në Facebook, ka rrëfyer një histori të shkurtër rreth 10 viteve të Aerportit të Prishtinës nga Partneriteti Publiko Privat, shkruan Syri.net Kosova.

Shkrimi i plotë:

Aeroporti i Prishtinës - 10 vite nga Partneriteti Publiko Privat

Shumë individë kanë përfituar nga aeroporti, është koha që Kosova të përfitojë pre tij tash!...ishte pergjigjja ime dhënë Jill Jamieson, një konzulenteje ndërkombëtare e Partneriteteve Publiko Private (PPP), gjatë një ndeje zyrtare organizuar nga një kompani ndërkombëtare e auditimit në sheshin 21 në Prishtinë. Konzulentja ishte e angazhuar në kuadër të një projekti të financuar nga USAID mbi shikimin e mundësive të gjetjes së formës më të mirë të menaxhimit dhe zhvillimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, aeroportit të vetëm në vend.

Ishte pjesa e dytë e vitit 2008 dhe unë isha Drejtori Menaxhues i Aeroportit.

Pak ditë më vonë, në një një takim jo-formal me Kryeministrin e kohës, në bisedë e sipër për aeroportin dhe pyetjes së tij se çka mendoj për të ardhmen e tij, i dhash mendimin tim të qartë se e vetmja zgjidhje për aeroportin që garanton zhvillim strategjik dhe qëndrueshmëri financiare të tij pa investime vetanake dhe rritje të vlerës së këtij aseti strategjik, është Partneriteti Publiko Privat. Kjo forme është e vetmja zgjidhje e sigurt dhe afatgjate për një zhvillim të duhur dhe modern të aeroportit të vetëm të vendit. Kryeministri u pajtua me mendimin tim dhe njëkohësisht kërkoj që të jem zë i qartë dhe i artikulueshëm brenda aeroportit dhe në publik për nevojën e domosdoshme të fillimit dhe përfundimit të këtij procesi.

Aeroporti Ndërkombetar i Prishtinës “Adem Jashari” në vitin 2008 çertifikohet nga Organizata Islandeze e Aviacionit Civil mbi plotësimin e të gjitha kushteve dhe kërkesave ndërkombëtare sipas ICAO’s për të operuar si aeroport ndërkombëtar. Çertifikimi i tillë ishte një hap kapital dhe strategjik qe dëshmonte seriozitetin e vet aeroportit si dhe sigurinë qe e ofronte në menaxhimin e udhëtarëve që kalonin përmes tij.

Aeroporti kalon në menaxhim të Limak&Aeroport de Lyon më 4 prill 2011. Kontrata e PPP-së, është kontratë 20 vjeçare e cila garanton taksë koncesionare për qeverinë e vendit për 20 vitet e ardhshme ne nivelin prej 39.42% të të gjitha të hyrave të gjithëmbarshme të Aeroportit që i realizojë për gjatë gjithë kohës së kontratës. Fillon nga viti i parë me 18% deri në vitin e fundit me 55% të të hyrave të gjithëmbarshme, si taksë koncesionare për qytetarët e Kosovës.
Ceremonia e hapjes së ofertave financiare bëhet me 28 Prill 2010 në mënyrë transparente në ndërtesën e qeverisë së vendit, para kamerave me prezencë të lartë të të gjitha strukturave udhëheqëse të vendit, ku të gjithë shohim ofertën më të mirë financiare ofruar nga njëri prej ofertuesve që fiton.
Edhe më fuqishëm sësa atëherë besoj e konsideroj që pa përkrahjen e menaxhmentit të aeroportit, të të gjithë punëtorëve të cilët ishin të bindur se PPP është e vetmja mënyrë e garantimit të rritjes, zhvillimit dhe qëndrueshmërisë financiare të aeroportit me një pozicionim strategjik në treg, i gjithë procesi nuk do të mund të finalizohej në mënyrën më të mirë të mundshme. As edhe nje kundërshtim të vetëm nuk ka pasur nga strukturat menaxhuese, punëtorët apo sindikatat e puëtorëve. Menaxhmenti ishim në përkrahje publike nëpërmjet shume deklaratave televizive e mediave të shkruara. Besonim në suksesin e një projekti të tillë dhe ishim trumbetues i fuqishëm për mbarëvajtjen e ecurisë së PPP për aeroportin.

Pa dyshim, ishte një përadoks kjo përkrahje e menaxhmentit dhe punëtorëve në drejtim të koncesionimit të aeroportit dhe jo rrallë herë shprehnin habinë ekspertët ndërkombëtarë, me të cilët kishim bashkëpunim të afërt gjatë gjithë procesit, sepse në shumicën e rasteve gjatë proceseve të tilla, menaxhmentet dhe punëtorët janë kundër një procesi të tillë!

Finalizimi i një procesi të tillë të PPP në vend, si një projekt i parë i përmasave të tilla, nuk do të mund të bëhej pa përkrahjen e madhe dhe të domosdoshme politike të qeverisë së vendit të asaj kohe. Ministri i Transportit i atëhershëm si kryetar i komisionit ndërministror të projektit përkrahte fuqishëm projektin në fjalë.
Deri më sot, besoj se është projekti më i mirë së realizuari nga shteti ynë dhe pa dyshim është projekti më i suksesshëm në fushën e Partneritetit Publiko Privat në vend. Vetë Aeroporti sot si i tillë që është, me të gjitha të arriturat gjer më sot, dëshmon këtë që po e them këtu. Konsideroj që është storia më e suksesshme në vend gjatë këtyre viteve të pas luftës!

Një histori e shkurtë e këtij udhëtimi!

Fillesat e para thuajse per opcionet e mundshme të zhvillimit të Aeroportit datojnë që në vitin 2006. Aeroporti ishte në menaxhim ndërkombëtar dhe mbikqyrej nga Agjencia Kosovare e Mirëbesimit. Në atë kohë, drejtor menaxhues ishte një shtetas amerikan i cili ishte emërurar nga bordi i drejtorëve pas një përzgjedhjeje nga Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil (ICAO). Nuk ishte drejtori i parë ndërkombëtar që kishte aeroporti deri tani, por i pari me shtetësi amerikane.

Aeroporti vite më herët kishte operuar me humbje. Aferat e ndryshme dhe të shumta, perceptimi i lartë i korrupsionit dhe keqmenaxhimi i Aeroportit, e kishin bërë të pamundur qe Aeroporti të jetë me bilanc pozitiv financiar. Aeroporti vazhdonte të operonte me humbje. Po ashtu, kontrata me autoritetin islandez të Aviacionit Civil, ishte barrë e madhe për vet Aeroportin, për shkak të shumës së madhe obligative që Aeroporti kishte në drejtim të pagesës së shërbimeve ndaj tyre ashqu siç ishin të parapara me kontratë, por ishte domosdoshmeri e kohës kontrata në fjale për të siguruar operimin e sigurt te aeroportit.
Aeroporti pa dyshim ishte në një udhëkryq. Do të duhej të merrte kahjen e zhvillimit strategjik për të ardhmen. Levizje të shumta vetëm se ishin bërë në rajon në lidhje me ndryshimin e strukturës menaxhuese të aeroporteve në disa vende të afërta me Kosovën. Praktika dhe përvoja i tregonte ato aeroporte të jenë storie të suksesit. Njëkohësisht, ishte frikësues fakti se aeroportet në regjion që kishin marrë orientimin e ndryshimit të mënyrës së menaxhimit, duke përfshirë kapitalin privat, nuk ishin më larg se dy apo tre orë larg rrugë me makinë. ishin afër shumë dhe pa dyshim paraqitnin një mundësi konkurimi me Aeroportin tonë në një afat jo të gjatë.

Duke marrë parasysh edhe strukturën etnike të popullatës, që secili vend i kufizuar me Kosovën ka dhe që po të njejtat vende kishin filluar të merreshin me finalizimin e procesit të ndryshimit të strukturës menaxhuese të aeroporteve të tyre, kishte numër të lartë banuesish me kombësi shqiptare apo edhe i tërë vendi shqiptar (Republika e Shqipërisë), nuk donte shumë hamdendsime për rrezikun potencial që i kanosej aeroportit tonë nga lëvizjet më të shpejta të tyre në krijimin e përparësivë konkuruese në treg nga ta, në raport me Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
Nga aspekti strategjik, duke parë hovin e madh të ndërtimit dhe modernizimit të infrastrukturës rrugore në vend dhe në vendet fqinje, ku rruga tokësore do të shkurtohej edhe më shumë në të ardhmen jo të largët, ishte më se evident rreziku potencial që po i kanosej aeroportit tonë, në uljen e numrit dhe nivelit të operimeve dhe numrit të udhëtarëve pas një periudhe disa vjeqare. Andaj, ishtë më se evident fakti dhe nevoja e të menduarit për zhvillim strategjik të aeroportit, po ashtu ishte domosdoshmëria më se e madhe e fillimit të përcaktimi për mënyrën sesi ky zhvillim strategjik do të duhet të orientohet dhe jetësohet më vonë.

Prezenca e një drejtori ndërkombëtar me një përvojë të gjatë në menaxhimin e aeroporteve, një profesionisti të aeroporteve, specifikisht për herë të parë aeroporti kishte një drejtor të përgjithshëm me mendje biznesi që e kuptonte natyrën dhe biznesin e aeroportit. Në aeroport për një kohë të gjatë ekzistonte mendimi se aeroporti nuk duhet të shikohet si biznes, por si një organizatë që ofron siguri për udhëtarët. Strukturat e mëparshme të aeroportit (jo të gjithë), aeroportin e përceptonin si pronë personale dhe jo biznes. Ardhja e një drejtori menaxhues me një përvojë të tillë, ishte pa dyshim një vlerë e shtuar për aeroportin.

Struktura menaxhuese e aeroportit ndahej pa dyshim në drejtorët që vazhdonin të jenë edhe nga e kaluara, dhe në drejtorët e rinjë të departamenteve, të punësuar kryesisht pas vitit 2000. Mendimet dhe këndvështrimet e strukturës menaxhuese ndaheshin në dysh, ata të cilët ishin në linjë me drejtorin menaxhues në lidhje me zhvillimin strategjik të Aeroportit duke shikuar mundësitë reale për një PPP dhe të atyre që ishin në kundërshtim të plotë të ndryshimit të strukturës dhe formës menaxhuese të tij.

Megjithatë, Aeroporti ma në fund, në nivelet më të larta fillon të përceptohet si një biznes, që për të operuar, duhet të krijojë më shumë të hyra sesa shpenzime, për të qenë likuid dhe operojë pa vështirësi financiare. Duhet të jetë financiarisht i qëndrueshëm dhe gjithmonë i sigurt maksimalisht. Qasja biznesore fillon të ndryshojë për aeroportin në raport me gjithë të tjerët, që gjithmonë me çdo kusht dëshironin të mbanin ‘status quon’ në aeroport në lidhje me vazhdimin e shitjes së idesë se aeroporti duhet të kujdeset vetem për siguri dhe jo dicka tjetër. Gjë që nuk është për tu habitur nësë shikohej struktura e të hyrave financiare në aeroport, ku 90% e tyre vinin nga shërbimet aeroportuale dhe 10% nga të hyrat komerciale.
Mirëpo, vetëm ndryshimi i përceptimit ndaj aeroportit nuk mjaftonte, andaj edhe veprimet e menaxhmentit duhej të pasonin dhe të jenë më ndryshe, në drejtim të rritjes së ndryshimit të proporcionit të të hyrave në mes atyre komerciale dhe aeronautike. Mbi të gjitha, duke marrë parasysh fillimin e qasjes së re të menaxhmentit ndaj aeroportit, fillon epoka e re e shikimit serioz të zhvillimit strategjik të tij. Më konkretisht, për herë të parë tani mund të bisedohet lirshëm për opsionet e ndryshme të zhvillimit të tij dhe të mendohet outside of the box se cila mund të jetë mënyra më e mirë e zhvillimit të tij strategjik, dhe njëkohësisht të jemi në trend me zhvillimet e aeroporteve në regjion, duke mbajtur gjithmonë përparësitë tona konkuruese në treg dhe të jemi kompetitiv me aeroportet tjera regjionale.

Në aeroport ‘aterojnë’ konzulentët ndërkombëtar, konzulentë të cilët ishin të kontraktuar nga USAID dhe që ishin të specializuar në fushën e zhvillimit të infrastrukturës fizike, e në këtë rast edhe të aeroporteve. Misioni i tyre në aeroport ishte shumë i qartë: të shohin së pari mendimin e menaxhmentit të aeroportit në lidhje me zhvillimin strategjik të tij; dhe si do të pranohej idea nëse në një të ardhme të afërt, aeroporti do të i nënshtrohej procesit të partneritetit publiko privat, si një nga mënyrat më të mira të zhvillimi strategjik të qëndrueshëm.
Këto ‘testime’ ishin si rezultat i situatës aktuale në të cilën gjendej aeroporti, ku ende nuk arrinte të jetë profitabil, përderisa në anën tjeter ka nevojë për investime të shumta infrastrukturore me qëllim të çertifikimit ndërkombëtar sipas kërkesave dhe standardeve të iCAOs. investime të cilat kërkojnë jo shuma të vogla financiare dhe investime mëse të domosdoshme për tu realizuar. Në të kundërtën, i gjithë aeroporti rrezikonte të kthehej mrapa, nën menaxhim ushtarak, ashtu siq ishte deri më 2004.

Mendimet dhe qasja e menaxhmentit ishte e ndarë në dysh. Unë përsonalisht dhe jo i vetmi, si drejtor i burimeve njerëzore dhe administratës, isha pro një procesi të tillë që do të sjellte kapital privat në aeroport. isha për atraktimin e capitalit privat në zhvillimin strategjik të aeroportit dhe isha për një strukturë menaxhuese që do të ishte jashtë strukturës qeverisëse publike, me fjalë të tjera nuk do i përgjigjej strukturave të shtetit duke marrë parasysh strukturën pronësore të aeroportit. Si një ithtar i funksionimit të mirëfilltë të ekonomisë së tregut, ithtar i pronës private dhe duke besuar fuqishëm në iniciativën dhe ndërmarrësinë private, përgjigja ime tek konzulentët ndërkombëtar ishte se nëse dëshirojmë të sigurojmë zhvillim afatgjatë dhe të qëndrueshëm për aeroportin, e vetmja mënyrë është të lëvizet në drejtim të futjes së kapitalit dhe menaxhimit privat në aeroport. Në të kundërtëm, aeroporti do të rrezikohet seriozisht nga të ‘papriturat’ që mund të sjellë menaxhimi i tij së vazhduari të qenurit në pronësi publike. Me fjalë tjera, isha idhtar i madh i fillimit të një procesi qoftë të komercializimit apo PPP për aeroportin, dhe jo vetëm idhtar, por besues i flakte dhe i bindur qe vetëm kapitali dhe menaxhimi privat do të sigurojnë qëndrueshmëri financiare dhe afatgjatë për aeroportin.

Konzulentët u ndanë të habitur me këtë qasje. Komenti i tyre ishte se nuk hasin shpesh e ndoshta fare, që pjese të menanxhmenteve te institucioneve publike të jenë pro iniciativave të tilla, që kanë të bëjnë më ndryshimet e strukturës qeverisëse dhe pronësore të ndërmarrjeve publike. Zakonisht menaxhmentet janë kundër dhe bëjnë çmos për të dështuar iniciativat e këtilla, me të vetmin qëllim të ruajtjes së pozitave të tyre brenda kompanive, duke mos i dhënë prioritet interesit të përgjithshëm të kompanisë dhe vendit në përgjithësi. Me fjale të tera, interesat personale të menaxherëve të ndërmarrjeve në pronësi publike janë më të mëdha dhe më të rëndësishme për ta sesa vetë korporata dhe qëndrueshmëria e tyre financiare strategjike.

Nuk isha i vetmi që përkrahja një ide të tillë. ishin edhe disa menaxherë që ishin për një zhvillim të tillë në aeroport. Mirëpo, menaxherët e ‘vjetër’ ishin kundër ideve të tilla. Ata nuk parapëlqenin që aeroporti në një të ardhme të afërt të fillonte ndonjë process që për qëllim kishtë ndryshimin e strukturës menaxhuese dhe ‘pronësisë’ eventuale të aeroportit. ishin për të ruajtur situatën aktuale, duke proklamuar fuqishëm që është mënyra më e mirë për të menaxhuar me aeroportin dhe për ta zhvilluar atë. Njëkohësisht, duke mbrojtur tezën se aeroportet duhet të jenë në pronësi publike, për shkak se i shërbejnë publikut me produktet dhe shërbimet e veta.

Pa dyshim që kundërshtimi i tillë nga menaxherë të përceptuar si menaxherët kryesorë të aeroportit, nuk ishte edhe reagimi më i mirë apo i dëshirueshëm për konzulentët ndërkombëtar. Mirëpo, duke marrë parasysh se ka menaxherë që besojnë në një forme tjetër menaxhimi si forma më e mire e zhvillimit afatgjatë duke garantuar qendrueshmëri dhe stabilitet financiar, nga këndvështrimi i sotit e vërej se ka paraqitë shpresë së një projekt i tillë eventual, me përkrahjen e kësaj pjese të menaxhmentit, mund të ketë sukses në të ardhmen.

Jo lehtë si ide të procesohet dhe avancohet përpara, për shkak se jo vetëm pse një pjesë e menaxhmentit nuk përkrahte lëvizje në atë drejtim, por edhe vet struktura qeverisësë e Kosovës, duke qenë nën administrimin ndërkombëtar të Kombeve të Bashkuara, mund të paraqiste problem në vete sa i përket realizimit me sukses të një iniciative të tillë. Megjithatë, besimi i një pjese menaxhuese të aeroportit qe zgjidhja më e mirë e zhvillimit strategjik për aeroportin do të jetë njëra nga format që do të ngërthen përfshirjen e kapitalit privat, paraqiste dhe do të duhej të ishte garancë që projekti i tille duhet të ecte tutje dhe të kishte sukses.

Aso kohe, Aeroporti vazhdonte të ishtë nën menaxhim ndërkombëtar. ishte e vetmja kompani publike strategjike që ishte ende e menaxhuar nga stafi ndërkombëtar, apo që drejtor menaxhues kishte një ndërkombëtar. Të gjitha kompanitë tjera kishin kaluar procesin e kosovarizimit dhe kishin arritur të zgjedhnin drejtor të përgjithshëm një qytetar të vendit, një Kosovar. Ndihej klima që ofrohej dhe sa forcohej për të kaluar edhe aeroporti këtë faze, nga një menaxhment ndërkombëtar të kalon në menaxhment vendor. Problemi kryesor ishte, së pari, kush do të mund të ishin kandidatët potencial për të qenë drejtor menaxhues dhe se dyti, si të fillohej ky proces, qe pa dyshim e dinim që nuk është më së lehti të fillojë! i tërë procesi duhet të zhvillohet nëpërmjet konkursit publik, që do të jëtë i hapur për për të gjithë të interesuarit.

Megjithatë nëpërmjet një procesi transparent dhe konkurues, bordi i drejtorëve i asaj kohe të Aeroportit, bën përzgjedhjen e drejtorit të ri menaxhues, një Kosovar dhe e rekruton për një periudhë tre vjeqare me një periudhë tranzicioni prej tre muajsh nga drejtori menaxhues ndërkombëtar tek ky. Aeroporti më në fund bëhët me drejtor të përgjithshëm vendor.

Fatkeqësisht, në mungesë të përkrahjes së menaxhmentit të kohës, në vitin 2007, projekti u mundshëm i PPP për aeroportin nuk e merr dritën e gjelbër nga instancat e larta të aeroportit për të ecur tutje dhe aty stopohet!

 

Aeroporti i Prishtinës - 10 vite nga Partneriteti Publiko Privat Shumë individë kanë përfituar nga aeroporti, është...

Posted by Agron Mustafa on Sunday, April 4, 2021

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco