Komuniteti i biznesit kërkon reforma ekonomike

Komuniteti i biznesit kërkon reforma ekonomike

16:18, 03/04/2021 Nga B.T

Ekonomia e vendit posaqërisht ajo prodhuese nga qeveria e re presin që të bëjnë ndonjë ndryshim  të dobishëm.

Kosova tash një vit u përball me një situatë të pasigurtë ekonomike si pasoj e pandemisë globale dhe kufizimeve, ku pasojat e tyre ende janë prezente. 

Derisa si shkak i saj ekonomia e Kosovës shënoi një rënie prej 7.2 përqind në terma real, e cila paraqet goditjen më të rëndë që ka pësuar ekonomia në këto 20 vite.

Me krijimin e qeverisë së re komuniteti i biznesit presin mbështetje më të madhe dhe liminim barrierash.

Drejtori ekzekutiv i OEAK-së, Arian Zeka, tha për "Syri.net" se qeveria e re duhet që me prioritet të vazhdojë mbështetjen për ndërmarrjet e sektorit privat, varësisht nga shkalla e ndikimit që kanë pasur masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID19. Po ashtu me prioritet të lartë duhet të jetë edhe përkrahja monetare për ata që kanë humbur vendet e punës. 

Sipas tij paralelisht me këtë, Qeveria duhet të përgatisë dhe procedojë në Kuvend aktet ligjore që synojnë vazhdimin e reformave në mjedisin e të bërit biznes dhe forcimin e sundimit të ligjit, disa prej të cilave kanë mbetur pezull tash e sa vite për shkak të çrregullimeve në qeverisje dhe mungesës së stabilitetit politik.

Kryetar i bordit të Klubit të Prodhuesve, Berat Mustafa, tha për "Syri.net", se  duhet inicuar ndryshimet në politikat dhe ligjet të cilat rrisin konkurrueshmërinë e kompanive vendore dhe promovojnë  dhe avancojnë prodhimet dhe shërbimet Made in Kosova.

Ai tha se kanë kërkuar që sa shpejtë do të ndodh nivelimi i kamatave të kredive në vendin tonë, duke marrë shembull edhe vendet e rajonit, ku në vendin tonë është më e larta. 

Po ashtu, kërkohet trajnimi dhe aftësimi profesional i kuadrove të reja, ku duhet të ketë investim nga qeveria në këtë aspekt, që të mbuloj kostot e këtyre trajnimeve.

Ai tha se këto janë disa nga problemet reale të cilat prodhuesit përballen,  duke kërkuar uljen e normave të interesit për kreditë në sektorin bankar, rritjen e subvencionimit të eksporteve dhe politikat tjera fiskale. Por edhe për sistemin dual të arsimit dhe aftësimin profesional të të rinjve.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini, tha se si AKB kërkojnë nga qeveria partneritet me sektorin privat, si mundësi e vetme për tejkalimin e krizës ekonomike e cila ka goditë vendin, si pasoj e pandemisë dhe mungesën e ligjeve që kanë të bëjnë me mbështetjen dhe sigurimin e fondeve financiare e zhvillimore.

Sipas tij qeveria deri më tani nuk ka marr asnjë iniciativë për rimëkembje ekonomike e as për përmisimin e furnizimit me vaksina për pos iniciativës për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje e cila për momentin as një efekt pozitiv për ekonominë e qytetarin e Kosoves  në përmisimin e jetës sociale dhe ekonomike nuk ka.

Kreu i AKB-së kërkon nga qeveria ti lë manevrat politike për një koh tjetër e të merret me ekonomi, me sektorin privat i cili po e humb fuqinë çdo ditë.

Agim Shahini shtoi se si pasoj brenda një viti u mbyllen apo shuan aktivitetin e vete rreth 20 mijë biznese e mbetën pa punë mbi 50 mijë puntorë.

"Ky është problemi i cili kërkon zgjidhje e jo Ligji Zgjedhor i cili nuk ka asnjë rëndësi për përmisimin e ekonomisë dhe shëndetit publik", tha kryetari i AKB-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco