Qeveri lëri manovrat poltike, merru me problemet ekonomike

Qeveri lëri manovrat poltike, merru me problemet ekonomike

14:13, 03/04/2021

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini, kërkon nga qeveria partneritet me sektorin privat, si mundësi e vetme për tejkalimin e krizës ekonomike e cila ka goditë vendin, si pasoj e pandemisë dhe mungesën e ligjeve që kanë të bëjnë me mbështetjen dhe sigurimin e fondeve financiare e zhvillimore.

Sipas tij qeveria deri më tani nuk ka marr asnjë iniciativë për rimëkembje ekonomike e as për përmisimin e furnizimit me vaksina për pos iniciativës për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje e cila për momentin as një efekt pozitiv për ekonominë e qytetarin e Kosoves  në përmisimin e jetës sociale dhe ekonomike nuk ka.

Kreu i AKB-së kërkon nga qeveria ti lë manevrat politike për një koh tjetër e të merret me ekonomi, me sektorin privat i cili po e humb fuqinë çdo ditë.

Agim Shahini shtoi se si pasoj brenda një viti u mbyllen apo shuan aktivitetin e vete rreth 20 mijë biznese e mbetën pa punë mbi 50 mijë puntorë.

"Ky është problemi i cili kërkon zgjidhje e jo Ligji Zgjedhor i cili nuk ka asnjë rëndësi për përmisimin e ekonomisë dhe shëndetit publik", tha kryetari i AKB-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco