Liberalizimi i tregut të energjisë sipas kryetarit të AKK-së duhet të ndodhë

Liberalizimi i tregut të energjisë sipas kryetarit të AKK-së duhet të ndodhë

14:16, 02/04/2021

Edhe kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës Valon Prestreshi, ka reaguar pas akuzave për liberalizimin e tregut të energjisë.

Sipas tij liberalizimi i tregut të energjisë dhe çfar do tregu tjetër është një domosdoshmëri e cila buron nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

Ai tregoi se Neni 10 i këtij dokumenti e rregullon sistemin ekonomik të vendit tonë, citoj "Ekonomia e tregut me konkurrencë të lirë është bazë e rregullimit ekonomik".

"Autoriteti i Konkurrencës, avokon tek politik-bërësit se ky parim është jetik për zhvillimin e ekonomisë së vendit tonë", tha kryetati AKK-së.

Sipas tij sidoqoftë, kalimi nga një treg totalisht i rregulluar në një treg totalisht të liberalizuar, mund të këtë ç'rregullime të përkohshme të çmimeve dhe hyrjeve në treg të ndërmarrjeve potenciale. 

Por ai shtoi se ndikimi mund të jetë kolesal, pasojat mund të jenë të dukshme dhe qytetarëve mund t'iu faturohet drejtpërdrejt ky ndryshim që mund të shoqërohet me pasoja. 

Për t'i balancuar këto luhatje të liberalizimit të tregut, vie në pah, Autoriteti i Konkurrencës dhe Zyra Rregullatore e Energjisë, si dy institucione të pavarura të Kuvendit. 

"Liberalizimi i tregut të energjisë duhet të ndodhë me një ritem kronologjik. Nga një treg totalisht të rregulluar, të kalojmë në një treg gjysëm liberal (ku ZRRE-ja në konsultim me AKK-në udhëzon ndërmarrjet dhe akterët në treg si të veprojnë, dhe vendos disa limite)", tha Prestreshi. 

Kryetari i utoritetit të Konkurrencës shtoi se pas një kohe të caktuar, kur bëhet adaptimi i çmimeve, përballja e kushteve, mundësia e bizneseve për hyrje në treg dhe stabiliteti biznesor, lojaterët në treg krijojnë një bazë stabile të kapitalit, shërbimeve dhe produkteve, deri atëhere, mund të kalojmë në një treg totalisht të liberalizuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco