Hotelin më të veçantë në Kosovë, e gjeni në mes të Prishtinës

Hotelin më të veçantë në Kosovë, e gjeni në mes të Prishtinës

15:08, 31/03/2021

Është një Hotel në Prishtinë, ku i gjeni të gjitha, Po, po krejt çka të duhet aty i keni. Prej lugës, e deri tek gjërat më të mëdha, pishina e Spa.

Është fjala për Hotel Garden dhe Garden Open Kitchen

Çka gjeni aty?  

Hotel Garden është i frekuentuar shumë nga artistët dhe fytyra eminente nga të gjitha vendet shqipfolëse dhe më gjerë.

Hotel me stil të veçantë, me lartësi katër katëshe, 38 dhoma gjithsej, të rregulluara me pasion dhe elegancë.Image

Për një qëndrim të përkryer dhe të paharrueshëm, në Hotel Garden e gjeni veten të rrethuar me natyrë të bukur dhe me një shërbim të shkëlqyer.Image

Hotel Garden ofron dy salla të konferencave salla ekskluzive Orchidea dhe Iris, me hapësirë shumë fleksibile për organizime rreth biznesit tuaj.

Image

Pishina e brendshme Garden Freesia Ëellness & Spa, me dy lloje të saunave, me Avull dhesauna Finlandeze, fitnesin dhe dhomën e masazhës që mysafirët të relaksohen gjatë qëndrimit të tyre në Hotel Garden.Image

Pishina e jashtme Garden Ëonder Pool, një pishinë e qetë dhe relaksuese e rrethuar nga pemët të mbushura me fruta, pjesë e cila vërtetë mysafirët e vlerësojnë.Image

Hotel Garden është një ndër hotelet më prestigjioze, me lokacion të përshtatshëm strategjik dhe qasje të lehtë me aeroportin, stacionin e autobusave të Prishtinës dhe me gjitha vendet e rëndësishme të qytetit. Hotel Garden është 3 km larg nga qendra e qytetit të Prishtinës.Image

Hotel Garden ka një numër të konsiderueshëm të punëtorëve dhe se njihet me stafin më profesional në vend.

Pas një pune të suksesshme për 6 vite, Garden hap hotelin e ri Garden Doëntoën në qendër të kryeqytetit me 40 dhoma dhe me çmime shumë të volitshme.Image

Në hotelin e Garden Doëntoën mysafirët do të ken mundësi ti shijojnë ushqimet e restorantit nga Soul Bar, Vegan & More, i cili do të jetë pjesë e këtij projekti.

Garden Open Kitchen

Restoran me ambient të qetë dhe të rehatshëm! Mëngjesi në Garden Open Kitchen shërbehet duke filluar nga ora 09:30 deri në ora 11:00.

Business Lunch, shërbehet nga e hëna deri të shtunën, nga ora 11:00 deri në ora 15:00, me çmime speciale duke filluar nga 5.50€ nga menyja javore, pjata të cilat janë të zgjedhura ngamenu “A la carte”Image

Në Garden Open Kitchen mysafirët pëlqejnë darkën me specialitet më të ndryshme të shoqëruara me verërat më kualitative vendore dhe ato nga e gjithë bota.

Është vend ideal ku mund të shijoni mëngjesin, drekën dhe darkën me pamje përrallore. Origjinaliteti i një kuzhine të hapur si Garden Open Kitchen qëndron në ndërlidhjen e konceptit të kuzhinës me dizajnin, artin dhe natyrën.

Soul Bar, Vegan & More

Soul Bar, Vegan & More ësht bërë pjesë e Garden në vitin e fundit, ku duke e parë të nevojshme që klientelës t’i shërbehet edhe ushqime nga më të shëndetshmet siç janë ato vegane.

Ky koncept ka bërë bujë në kryeqytetin tonë dhe ka një frekuentim të madhë nga elita qytetare. Gjithashtu Soul Bar, Veagn & More ofron koktele nga më të njohurat, por gjithmonë duke u kujdesur që të jenë pa përbërës shtazor, 100% vegan.Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco