Faturat e rrymës me zbritje vetëm edhe në muajin mars, KEDS tregon arsyen

Faturat e rrymës me zbritje vetëm edhe në muajin mars, KEDS tregon arsyen

16:19, 16/03/2021

Ndryshimi i vendimit nga ana e Qeverisë së Kosovës për subvencionimin e prodhimit të energjisë nga burimet e ripërtërishme, në kuadër të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike do të ndikojë edhe në faturat e energjisë elektrike të konsumatorëve.

Me vendimin paraprak, tashmë të shfuqizuar, qeveria kishte ndarë një shumë prej rreth 16 milionë euro, të cilat do tu jepeshin prodhuesve të energjisë nga burimet e ripërtërishme përmes KOSTT-it.  Kjo nënkuptonte që shuma që do e përfitonin këta prodhues, do t’iu zbritej konsumatorëve.

Vendimi i fundit i marrë nga Qeveria e Kosovës (nr. 03/64 i datës 12 Shkurt 2021) ka përgjysmuar shumën e paraparë për t’u ndarë tek këta prodhues, nga 16 milionë në 8 milionë. Me përgjysmimin e buxhetit për subvencionim të prodhuesve të energjisë nga burimet e ripërtëritshme, sipas amandamentit të marrëveshjes së nënshkruar nga palët do të shkurtohet edhe periudha përfituese e zbritjes në fatura, e cila do të përfundon me faturimin e muajit mars 2021 dhe nuk do të aplikohet për muajt vijues.

KESCO njofton konsumatorët që konform marrëveshjes paraprake, konsumatorët tashmë kanë përfituar nga zbritja në faturat e energjisë për periudhën Janar-Shkurt, ndërkaq për muajin Mars sipas vendimit dhe marreveshjes se re do të zbatohet zbritja prej 3.802 euro/MWh.

Amendamenti i marrëveshjes i nënshkruar ndërmjet palëve zbatuese të Ligjit: Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, ZRRE, KOSTT dhe KESCO do të zbatohet në faturat e muajit Mars

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco