Ministria e skandalit të vjedhjes së thesarit, refuzon të japë informacione për ankesat e bizneseve

Ministria e skandalit të vjedhjes së thesarit, refuzon të japë informacione për ankesat e bizneseve

14:12, 16/03/2021 Nga D.G.

Qeveria e Kosovës  javë më parë, ka filluar me ndarjen e  ndihmave financiare për 36.679 biznese që janë kualifikuar për të qenë pjesë e Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike për subvencionim të shpenzimeve të pagave, bazuar në deklarimet tatimore në Administratën Tatimore të Kosovës.

Nga kjo pako u deklarua se bizneset do të përfitonin 290 euro për një të punësuar.

Por, ani se vlera prej 290 euro nuk u cilësua si shpëtimtare nga bizneset, pas krizës së shkaktuar nga pandemia, të njëjtat po përballen edhe me një problem tjetër.

Disa prej bizneseve kosovare, të cilët edhe pse deklarojnë se kanë plotësuar të gjitha kriteret që të jenë përfituese të kësaj ndihme, të njëjtat nuk e kanë përfituar atë, ani se ato ishin përfituese në kuadër të Pakos Emergjente nga Qeveria Kurti, ku bizneseve iu mundësua të regjistrojnë punëtorët, për të përfituar ndihmë financiare.

Këto biznese, iu kanë drejtuar Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave të themeluar pikërisht për këtë punë, por as aty nuk janë ndihmuar.

Syri.net Kosova, ka siguruar përgjigjen që e ka marrë njëri prej bizneseve nga ky komision.

Ani se ky komision, është i thirrur që të krijoj zgjidhje, i njëjti ka hapur shumë dilema.

Kjo pasi, në përgjigje saktësohet se biznesi në fjalë ( emër i njohur pë redaksinë) është në listën e përfituesve, por rekomandohet që të i drejtohet Thesarit të Shtetit ose Gjykatave kompetente, për arsyet se pse nuk iu është realizuar pagesa.

 

Image

 

Syri.net Kosova, lidhur me këtë çështje ka kontaktuar Ministrinë e Financave, por e njëjta ka refuzuar të jap informacione lidhur me ankesat e bizneseve.

“Ju njoftoj se për të gjitha bizneset është hapur adresa se ku mundë të parashtrojnë kërkesat dhe ankesat e tyre ankesa.mf@rks-gov.net” thuhet në përgjigjen e Drejtorit të Zyrës së Komunikimit Publik Muharrem Shahini  për Syri.net Kosova.

.

Ndryshe nga MF, Klit Shala, Kryesues i Komisionit të Ankesave, përmes një njoftimi ka dhënë shpresë se bizneset që janë ankuar do të ndihmohen.

Shala, ka njoftuar se ky Komision ka pranuar mbi katër mijë ankesa lidhur me ekzekutimin e mjeteve buxhetore prej gjashtëdhjetë milionë euro

"Komisioni i Ankesave i themeluar me vendimin e Ministrisë së Financave për shqyrtimin e ankesave të tatimpaguesve lidhur me ndarjen e mjeteve buxhetore për subvencionimin e linjës së pagave për bizneset aktive dhe të vetëpunësuarve nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike, njofton tatimpaguesit se ka pranuar mbi 4,000 (katër mijë) ankesa të adresuara në postën elektronike ankesa.mf@rks-gov.net, lidhur me ekzekutimin e mjeteve buxhetore prej gjashtëdhjetë milionë euro (60,000,0000.00 €), sipas vendimit nr. 10/33 të datës 28 shtator 2020."

Shala, ka treguar se bizneset të cilat janë ankuar, do përfitojnë nga kjo ndihmë vetëm në rast se i plotësojnë kriteret.

"Duke marrë parasysh se në kuadër të vendimit nr. 10/33 një numër biznesesh kanë mbetur pa përfituar nga kjo masë, Qeveria e Republikës së Kosovës ka nxjerrë vendimin nr. 03/59, ku janë ndarë mjetet buxhetore prej gjashtë milionë e pesë qind mijë euro (6,500,000.00 €) për subvencionimin e linjës së pagave për bizneset aktive dhe të vetëpunësuarve, si vazhdimësi e vendimit nr. 10/33 të datës 28 shtator 2020, ndryshuar dhe plotësuar.
Rrjedhimisht, Komisioni i Ankesave vlerëson se një pjesë e konsiderueshme e ankesave të tatimpaguesve që nuk kanë përfituar nga vendimi nr. 10/33, i ndryshuar dhe plotësuar, por edhe të atyre që nuk kanë parashtruar ende ankesë do të subvencionohen nga vendimi nr. 03/59, me kusht që i plotësojnë kriteret e përcaktuara. Andaj, Komisioni i Ankesave do të pres ekzekutimin e mjeteve buxhetore prej 6.5 milionë euro, sipas vendimit nr. 03/59. Për ekzekutimin e plotë të mjeteve buxhetore në kuadër të këtij vendimi do të njoftoheni me një njoftim të veçantë përmes uebfaqes zyrtare të Ministrisë së Financave".

 

Tutje, Shala njofton se pas ekzekutimit të plotë të mjeteve buxhetore sipas vendimit nr. 03/59, bizneset mund të paraqesin ankesën e tyre sërish në rast se kanë ndonjë pakëndaqësi,

"Pas ekzekutimit të plotë të mjeteve buxhetore sipas vendimit nr. 03/59, nëse vlerësoni se i plotësoni kriteret dhe nuk jeni përfitues i subvencionit, mund ta dërgoni ankesën tuaj në adresën: ankesa.mf@rks-gov.net, brenda tridhjetë (30) ditëve nga data e nxjerrjes së njoftimit të veçantë lidhur me ekzekutimin e plotë të mjeteve buxhetore. Ankesa duhet domosdoshmërisht të përmbajë numrin unik identifikues të tatimpaguesit apo në rast se tatimpaguesi nuk posedon numrin unik identifikues, duhet të përmbajë numrin fiskal"

Ndryshe, mbyllja tremujore e ekonomisë së Kosovës në valën e parë të pandemisë kishte goditur shumë sektor në vend përfshirë këtu edhe bizneset.

Kjo kishte bërë që Qeveria të marrë masa mbështetëse  me vlerë prej 60 milionë euro për sektorin privat të cilat janë shpërndarë në bazë të numrit të punëtorëve të regjistruar dhe jo në bazë të performancës së industrisë

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco