KEDS-i investon në Suharekë me rreth 1 milion euro

KEDS-i investon në Suharekë me rreth 1 milion euro

11:43, 16/03/2021

Në Komunën e Suharekës, KEDS-i do të investojë rreth 1 milion euro, ka njoftuar kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, shkruan Indeksonline.

Ai tha se nga këto investime do të përfitojnë rreth 750 konsumatorë.

Po ashtu në vitin 2022 planfikohen sërish investime të reja.

Postimi i plotë:

Rreth 1 milion euro do të investohen nga KEDS-i në Komunën e Suharekës.

Në takimin që pata sot me Drejtorin për Investime z.Hasan Oz, Këshilltarin Ekzekutiv z.Avni Alidemaj dhe përfaqësues të tjerë, më njoftuan se në komunën tonë do të ketë investime në renovim të rrjetit elektrik, në shumën rreth 1 milion euro të cilat përfundojnë në vitin 2021.

Nga këto investime do të përfitojnë rreth 750 konsumatorë.

Në vitin 2022, planfikohen sërish investime të reja.

Unë i falenderova për punën dhe angazhimin, sepse kështu krijohen kushte më të mira për qytetarët.

Bali Muharremaj

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco