Qeveria e ekonomistit Hoti dhuroi miliona për bizneset me fitim, ndau lëmosha për kompanitë në rrezik

Qeveria e ekonomistit Hoti dhuroi miliona për bizneset me fitim, ndau lëmosha për kompanitë në rrezik

19:25, 13/03/2021 Nga Dardan Gashi

Ekonomia e Kosovës, tash e një vit po përballet me një kolaps, shkaku i situatës së krijuar me pandeminë e koronavirusit. Por ku gabuan 'Qeveritë e pandemisë' në raport me bizneset, cilat do të duhej të ishin intervenimet, sa ishin humbjet e tyre, çka duhet bërë qeveria e ardhshme, për Syri.net Kosova japin versionin e tyre disa prej bizneseve, ku prej tyre pati edhe të atilla që u fol shumë pak gjatë kësaj kohe

Dardan GASHI

 

Këtë muaj u bënë një vit prej se pandemia e koronavirusit goditi Kosovën.

Si pasojë e masave preventive ndaj përhapjes së virusit që kaploi botën,  Qeveria e Kosovës, u detyrua që stopoj zinxhirin ekonomik në vend, duke ndaluar punën e shumicës prej bizneseve

Ky bllokim, la shenja tek shumica e bizneseve kosovare, prej tyre ka të atilla që tash e një vit mezi qëndrojnë në këmbë.

Gjatë kësaj periudhe, u raportua për qindra biznese të mbyllura, pa ndonjë numër zyrtarë e me mbi 55 mijë punëtorë që mbetën pa punë, shkaku i situatës së krijuar.

 

Gjatë kësaj kohe, thuajse të gjitha bizneset në vend, adresuan kritika ndaj institucioneve kosovare, lidhur me intervenimin e dobët, karshi situatës nëpër të cilën po kalonin bizneset.

Se ku gaboi Qeveria, çka nuk pati parasysh këtë situatën e tyre, cilat do të duhej të ishin intervenimet e duhura që atyre të iu ulej paska dëmi i shkaktuar, sa ishin humbjet e tyre, çka duhet bërë Qeveria e ardhshme që të ketë shpresë për ta, pronarët e disa prej bizneseve të prekura direkt nga këto masa, për Syri.net Kosova japin versionin e tyre.

 

 

Ku gaboi Qeveria në ndihmën ndaj bizneseve?

Plator Asllani, menaxher në ‘Luxor’ për Syri.net Kosova thotë se Qeveria fillimisht ishte dashur që ti klasifikonte bizneset që duhej ndihmuar.

 Në aspektin ekonomik, Kosova ka pësuar rënie jashtëzakonisht të madhe në përgjithsi, dhe në këso situata padyshim se nevojë për tu ndihmuar, kanë të gjitha bizneset, që operojnë brenda kufijëve, dhe mendoj që qeveria fillimisht ishte dashur të i klasifikojë bizneset, ku në rend të parë për tu ndihmuar ish dashur të ishte njëra ndër degët kryesore të ekonomisë së Kosovës, pikërisht hotelieria e cilaa ishte duke funksionuar me 0 përqind.

 

Lirije Zogaj nga “Himalaya Kosovë’ deklaron se pandemia e ka goditur biznesin e saj.

Sipas saj, gabimi në këtë rast i qeverisë ishte mungesa e ndihmës për bizneset, pasi ndihma e vetme ishte ajo nga Pakoja Emergjente, dhe atë vetëm në një rast.

“Pandemia natyrisht se na ka goditur rënde jo vetëm ne por të gjitha bizneset, dhe konsiderojmë që këtë dëmë jo lehtë do ta kompensojmë. Si pasojë e pandemisë ne kemi mbyllur lokalin, derisa kemi larguar dy punonjëse nga puna duke vazhduar biznesin vetëm online. Sa i përket pakos emergjente nga ana e Qeverisë si edhe të tjerat kompani edhe ne kemi përfituar nga kjo e fundit por vetëm nga ajo në fillim (dmth veç njehere) megjithatë kjo nuk është se na ka ndihmuar aspak.

Ajo, tregon se edhe granti i premtuar nga Komuna e Prishtinës, ani se janë pjesë e saj, nuk është ekzekutuar.

 

 

Granit Hoxha, pronar i firmës “Patundshmëria” që operon në rajonin e Ferizaj për Syri.net Kosova vlerëson se gabimi i Qeverisë, ishte mungesa e një plani të qartë.

“Nuk kishte plan të qartë, u ndihmuan bizneset që ndoshta kishin më së pagu nevojë, ndërsa ato më të rrezikuarat u anashkaluan ose u ndihmuan shumë vonë.

 Ndërsa, stomatologu, Donat Begzati, nga Dental Plus Clinic, për Syri.net Kosova, vlerëson se ndihma e qeverisë në fillimet e saj ishte e mirëseardhur, por gjethka ndërroi pas problemeve politike që u shkaktuan.

 

Pasi ra Qeveria Kurti, filluan problemet, nuk u egzekutun mjetet financiare me muaj të tërë, në anën tjetër obligimet që i kishim duhej mbuluar me kursimet e mbetura.

Çka nuk pati parasysh Qeveria në këtë situatën e krijuar për këto biznese?

 

Hoxha, thekson se Qeveria nuk intervenoj me kohë, në mbulimin e pagave për punëtorët.

“Mas Pakos Emergjente, është dasht me prit disa muaj për me përfitu ndihmën tjetër. Në këtë rast kjo pritje na ka kushtu shumë, pasi me mbylljen që e patem nuk kemi arrit me siguru të hyra që me i pagu punëtorët

Për Asllanin, mungesa e të ardhurave ishte problemi kryesor.

 

Duke pasur parasysh që funksionimi i kësaj dege të ekonomisë ishte 0% pra ishin mbyllur lokalet të cilat shërbenin të gjitha shërbimet e hotelierisë, ne u detyruam që ti lirojmë  stafin nga detyra sepse në mungesë të të ardhurave ishte e pamundur që ti iu sigurohej paga.

 Ndërsa, stomatologu Begzati, thekson se pas ardhjes së qeverisë së re, u shtuan problemet.

“Ndërrimi shumë i shpeshtë i masave dhe orareve kufizuese, duke mos na njoftuar me kohë, na ka dëmtu për shkak se shkaktonte konfuzitet te klientet për oraret e punës

A kanë llogaritur këto biznese humbjet gjatë këtij viti dhe sa ishte vlera e përafërt?

Begzati, deklaron se humbjet ishin të mëdha gjatë kohës së mbylljes totale.

“Fillimisht mbyllja totale për disa muaj, i ka shkaktu humbjet më të mëdha gjatë këtij viti. Pas hapjes graduale gjatë verës së kaluar, dhe me rritjen e fluksit të punes e sidomos me ardhjen e bashkëatdhetarëve kemi arrit disi ti zbusim humbjet që janë shkaktuar nga mbyllja.

 

Asllani, nuk ka bërë publike shifrën e humbjeve të shkaktuara shkaku i mbylljes që pati sektori që ai përfaqëson, por tregon se humbjet në këtë sektor kapin shifra marramendëse

“Për arsye të caktuara nuk kisha dashur të definoj shifra veq e veq, por në bazë teë disa statistikave para disa muajve sektori i hotelierisë ka pësuar humbje mbi 600 milionë euro.

Çka duhet bërë Qeveria e ardhshme që të ketë për rimëkëmbje sipas bizneseve

Asllani beson se nëse situata vazhdon të jetë stabile me infektimet me koronavirus, duhet ndodh lejimi i dasmave.

 Unë mendoj që nëse qeveria shpreh gaditshmerinë me na ndihmu është lirimi i dasmave dhe ahengjeve në salla të dedikuara për të tilla,duke implementuar Manualin i cili është planifikuar nga Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës para disa muajve.

Sipas tij, në atë manual, janë të përfshira disa kritere që mendojnë se janë shume të arsyeshme nëse përfillen,edhe pse disa herë është vërtetuar që Hotelieria nuk është vatër e infektimit nga Covid-19.

Menaxheri vlerëson poashtu se veprimi i duhur nga qeveria do të ishte lirimi për një periudhë nga obligimet tatimore.

 

“Duke pasur parasysh kapacitetin e buxhetit të shtetit, unë mendoj që e vetmja mundësi është që shteti të ndërmerr një veprim duke na liruar për një periudhë të pacaktuar prej tatimit , si dhe të bëhet lirimi i masave sa më parë duke shpresuar që të fillojmë punën nga kjo sezonë.

 

Kajtazi nga ‘Hymalaya Kosovë’ prej intervenim të shpejt nga Qeveria e re, pasi dëmi i shkaktuar nuk është i vogël.

Mendoj se Qeveria e ardhshme duhet të ketë parasysh të gjitha bizneset private që të ndihmojnë sado pak për ngritjen e tyre pasi dëmi i shkaktuar nga pandemia nuk është i vogël.

 

 

Hoxha, kompania e të cilit meret me shitblerjen e pronave, ka disa kërkesa për qeverinë e re.

Duhet pasur ndihmesa në pagesën e tatimit, të subvencionoheshin pagat për punëtorët të cilët u larguan gjatë asaj kohe nga puna, poashtu më e rëndësishmja është pasja e një plani konkret se çka do të bëjë qeveria e re me bizneset.

Ndërsa, stomatologu Begzati ka vetëm një kërkesë dhe ajo është urgjente.

 Jemi të zhgënjyer me vonesat në vaksinim , gjithashtu mendoj që vaksinimi i stafit mjeksor privat duhet të bëhet menjëherë pas atij publik.

 

Se koronavirusi goditi rëndë bizneset kosovare, e thanë pak muaj më parë edhe Odat Ekonomike në Kosovë.

Në shtator të vitit 2020, ata deklaruar se vlera e humbjeve të bizneseve kap shifrën e  1 miliard eurove.

Syri.net Kosova, ka kontaktuar edhe kryetarin e  OEAK, Arian Zeka, lidhur me këtë temë, mirëpo deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi ai nuk ka kthyer përgjigje.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco