Nga prilli, publikohen 126 raporte auditimi përfshirë shpenzimet për Covidin

Nga prilli, publikohen 126 raporte auditimi përfshirë shpenzimet për Covidin

13:22, 17/02/2021

Mënyra se si institucionet shtetërore të auditimit i janë qasur punës nën kushtet pandemike ishte sot temë e diskutimit nga Konferenca e organizuar nga OECD/SIGMA për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të vendeve kandidate dhe kandidate të mundshme për në BE dhe Gjykata Evropiane e Audituesve. Tema e dytë kishte të bënte me auditimin e shpenzimeve të lidhura me Covid-19, tha Besnik Osmani, Auditor i Përgjithshëm i Kosovës. 

Sipas tij prandaj, kemi prezantuar në detaje përvojën tonë dhe mësimet e nxjerra nga procesi i përcaktimit të auditimeve, qasjen, të gjeturat dhe mekanizmat e raportimit për të siguruar Parlamentin, Qeverinë dhe hisedarët tjerë për llogaridhënien dhe transparencën e shpenzimeve lidhur me pandeminë COVID-19 në vendet e tyre. 

"Kështu nga muaji prill deri në fund të verës, pavarësisht rrethanave të krijuara nga pandemia, do të jemi në pozitë të publikojmë 126 raporte të  auditimit përshirë edhe auditimin e shpenzimeve të lidhura me Covid-19 dhe mënyrën e menaxhimit të kësaj situate", tha Osmani. 

Auditor i Përgjithshëm shton se këto masa dhe shpenzime janë duke u testuar nga perspektiva të ndryshme, si nga aspekti financiar dhe i pajtueshmërisë përmes auditimeve të rregullta vjetore, gjithashtu edhe përmes auditimeve të veçanta të performancës dhe projekteve për fondet e ndara për menaxhimin e pandemisë. 

"Përmes auditimeve të performancës do të vlerësohet nëse institucionet publike shëndetësore kanë qenë të përgatitura dhe në gjendje t’i përgjigjen në mënyrën e duhur nevojave për të menaxhuar pandeminë Covid-19, si nga aspekti i ofrimit të shërbimeve, furnizimeve dhe logjistikës", tha Besnik Osmani. 

Prandaj sot në ditën e Pavarësisë, përmes kësaj konference ndërkombëtare, një mundësi e mirë për të marr përvoja ndërkombëtare që puna jonë të jetë me efektive. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco