13 vjetori i pavarësisë e gjen ekonominë kosovare të goditur rëndë nga pandemia

13 vjetori i pavarësisë e gjen ekonominë kosovare të goditur rëndë nga pandemia

11:18, 17/02/2021 Nga B.T

Në 13 vjetorin e pavarësisë, ekonomia kosovare gjendet në një situatë të pasigurtë për shkak të shumë problemeve. E njëra ndër goditjet më të mëdha ekonomisë i erdhi nga pandemia globale Koronavirusi, pasojat e të cilave  do të vërhen shumë gjatë. 

Si shkak i pandemisë  rreth një vjeçare ekonomia e Kosovës këtë vit e filloi me një rënie prej 7.2 përqind në terma real, e cila paraqet goditjen më të rëndë që ka pësuar ekonomia në këto 20 vite.

Ndikim të rëndësishëm në rënien e aktivitetit ekonomik kishin edhe masat e kufizimit të lëvizjes e të cilat  po mbretrojnë tash gati një vit. 

Kryetar i bordit të Klubit të Prodhuesve, Berat Mustafa, tha se ekonomia e Kosovës si shkak i pandemisë ka pësuar një rënie dhe pasoja t e të cilave do të vërhehn edh epër një kohë.

"Edhe përkundër vështirësive të shumta të pandemisë, por edhe problemet që përballen prodhuesit, kanë arritur që të rrisin numrin e eksporteve këtë vit", tha Mustafa. 

Ai shtoi se për të dalur nga kjo situatë, kur dihet se objektiv kryesor është zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik i vendit tonë, duhet veprime konkrete. 

Kryetari i KPK-së tha se duhet inicuar ndryshimet në politikat dhe ligjet të cilat rrisin konkurrueshmërinë e kompanive vendore dhe promovojnë  dhe avancojnë prodhimet dhe shërbimet Made in Kosova.

Ndërkaq kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini, tha për "Syri.net" se ekonomia e Kosova 13 vjet pas pavarsisë,  gjendet në një situatë shumë më mirë se para kësaj kohe, por ka mundur të jetë shumë më mirë se sa është sot.

Sipas tij që nga pavarësia e këndej ekonomia nuk ishte prioritet i politik bërjes dhe kjo është dëm i madh, sepse potencialin dhe resurset natyrore që i ka Kosova do mund të kalojmë te gjitha vendeve ballkanike, ashtu si i ka kaluar Kosova me zhvillimin e infrastrukturës.

"Kosova mbetet vendi më i izoluar në aspekt politik në Evropë pa liberalizim të vizave", tha Shahini.

Kryetari i AKB-së shtoi se ekonomia është prekur thellë nga pamdemia dhe e cila krizë do ta sfidoi qeverinë e re.

E kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi, tha për "Syri.net", se në vitin e 13 ekonomia e Kosovës, po ballafaqohet me një ndër sfidat më të mëdha të pasluftës, përkatësishtë me sfidën e rikuperimit nga pasojat e pandemisë.

Sipas tij pasojat e pandemisë do të kenë ndikime në investime, konsum dhe punësim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco