Agjencia e Punësimit vjen me një njoftim të rëndësishëm për tregun e punës

Agjencia e Punësimit vjen me një njoftim të rëndësishëm për tregun e punës

18:31, 16/02/2021

Agjencia e Punësimit ka bërë thirrje për aplikim të programit të masave aktive të tregut të punës, shkruan Syri.net Kosova.

"Me qëllim të shtimit të përkrahjes për punëkërkuesit në Kosovë si dhe në përpjekje për të lehtësuar barrën e punëdhënësve të sektorit privat në vend, Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK) njofton për hapje të thirrjes publike për përfitim nga Programi i Masave Aktive të Tregut të Punës.
Thirrja vlen për masën Praktikë në Punë si dhe masën Subvencionim në Pagë.
Të drejtë aplikimi kanë të papunësuarit, të regjistruar si punëkërkues në Zyrat e Punësimit si dhe punëdhënësit e sektorit privat dhe OJQ-të. 
Nëpërmjet masës për Praktikë në Punë po synohet të mbështeten punëkërkuesit në fitimin e përvojës së nevojshme profesionale për të filluar punën në një profesion të caktuar ose një fushë të karrierës, meqërast në bazë të kësaj thirrje për aplikim, praktika në punë do të zgjasë 6 muaj.", thuhet në njoftimin e Agjencisë në Facebook.

Thirrje për aplikim për Programin e Masave Aktive të Tregut të Punës Me qëllim të shtimit të përkrahjes për...

Posted by Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës on Tuesday, February 16, 2021

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco