Zvicra ndihmon zhvillimin ekonomik të Komunës së Prizrenit

Zvicra ndihmon zhvillimin ekonomik të Komunës së Prizrenit

10:45, 16/02/2021

Përveç projekteve të ndryshme të Komunës e Prizrenit, zhvillimin e bujqësisë po e mundësojmë edhe duke bashkëpunuar ngushtë me organizatat e ndryshme ndërkombëtare, tregon kryetari Mytaher Haskuka. 

Ai shtoi se në këtë drejtim, bashkë me drejtorin e Caritas Switzerland in Kosovo,  Gerhard Schaumberger, nënshkruan edhe një marrëveshje bashkëpunimi, përmes së cilës do të bashkëfinancojmë projektin, i cili ka për qëllim rritjen e të ardhurave dhe produktivitetit të prodhuesve bujqësorë, duke promovuar sisteme të reja e të qëndrueshme për rritjen e pjesëmarrjes së tyre në treg. 

Kreu i Prizrenit tha se në bazë të kësaj marrëveshjeje, për realizinin e këtij projekti, komuna do të ofrojë 15.000 euro, ndërkaq Caritasi zviceran do të sigurojë fonde financiare në vlerë prej rreth 100.000 euro.

"Zhvillimi i bujqësisë është një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik, andaj puna e Komunës së Prizrenit në këtë drejtim do të rritet çdo ditë e më shumë", tha kryetari Haskuka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco