Zgjedhjet ngjallin përkohësisht hotelerinë në Kosovë

Zgjedhjet ngjallin përkohësisht hotelerinë në Kosovë

13:38, 12/02/2021 Nga Dardan Gashi

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen këtë të diel, me datë 14 shkurt, kanë zgjuar interesin e bashkëatdhetarëve për të votuar në mënyra të ndryshme. E kjo ka ndikuar që bizneset në vend të rrisin qarkullimin e tyre. Në mesin e tyre është edhe sektori i hotelierisë, i cili veçse ka filuar që të i rris rezervimet, në krahasim me muajt e kaluar

Dardan GASHI

Shumë prej tyre, në pamundësi për të ardhur në Kosovë, votuan permes postës, shkruan Syri.net Kosova.

E ata që zgjodhën të vijnë këtu, vetëm e vetëm që ta ushtrojnë të drejtën e votës, gëzuan edhe bizneset vendore.

Janë Hotelierët e Kosovës, ata që ia panë hairin vizitës së mërgimtarëve, pasi tash e një vit, biznesi i tyre nuk është se ka parë shpesh ditë të mira.

Kjo, pasi me masat kufizuese nga Qeveria e Kosovës e shtetet e tjera, ku kufizoheshin udhëtimet, ndikuan edhe në rënien e rezervimeve nëpër hotele të ndryshme vendit.

Se diaspora kosovare, po del të jetë njëri ndër ‘infuzionet’ e vetme për këtë veprimtari, e tregon numri i lartë i rezervimeve të cilat kanë ndodhur ditët e fundit.

Këtë e konfirmojnë për Syri.net Kosova edhe menaxher të hoteleve në vend.

Plator Asllani, menaxher i ‘Hotel Luxory’ në afërsi të Prishtinës, për Syri.net Kosova thotë se diaspora vazhdon të jetë një ‘infuzion’ në veçanti për sektorin e hotelierisë.

Ai tregon se për dallim me muajin janar, është rritur numri i rezervimeve dukshëm.

“Kemi pas rezervime, vazhdojnë rezervimet për dhoma, për darka, mbledhjen e familjes, darka deri 20 persona. Vërehet ndryshimi me muajin e kaluar, pasi janari ka qenë shumë i zymtë në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar' thotë ai.

Tutje,  mërgimtarët duket se në Kosovë nuk kanë ardhur vetëm për të votuar, pasi këtë vizitë po e shfrytëzojnë edhe për rezervim të dasmave.

“Është një pjesë e diasporës, që mendojnë që kanë me u liru masat, prandaj po e shfrytëzojnë rastin që të i rezervojnë datat për dasma” shprehet Asllani.

Adnan Demaj menaxher në ‘Hotel Prishtina’ për Syri.net Kosova, e konfirmon që ka pasur interesim më të madh shkaku i zgjedhjeve.

Interesim ka pas, kanë pyetur për rezervime shkaku i zgjedhjeve. Sot edhe nesër ka rezervime, nuk janë të gjitha të konfirmuara.

Ai shton se janë 2-3 raste veçse e kanë rezervimin shkaku i konfuzionit që kanë shkaktuar masat e reja të Qeverisë lidhur me posedimin e testit negativ të Covid-19 për të gjithë qytetarët që duan të hyjnë në Kosovë.

Demaj, thekson se sektori i hotelerisë  është i varur nga diaspora, edhe ata që kanë biznese të ndryshme, andaj hotelieria është prekur rëndë shkaku i pandemisë së koronavirusit.

Kujtojmë se, diaspora kosovare deri në muajin nëntor 2020, ka dërguar 883.3 milionë euro, apo 104.2 milionë euro më shumë.

Për sa i përket dërgesave të mërgatës sipas vendeve, Gjermania është shteti ku më së shumti dërgohen para në drejtim të Kosovës.

Në tremujorin e tretë të vitit 2020, del se nga Gjermania kanë ardhur 40.8 për qind e dërgesave, ndjekur nga Zvicra me 24.4 për qind dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 6.2 për qind.

Pra, për këtë periudhë, rritja e remitencave është për 18.1 për qind më e madhe se në vitin paraprak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco