Mustafa: Ndamë 20 milionë për 17 mijë fermerë

Mustafa: Ndamë 20 milionë për 17 mijë fermerë

10:08, 12/02/2021

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa, ka thënë se në ditët e fundit qeveria aktuale ka paguar subvencione në vlerë prej 20 milionë eurosh për 17 mijë fermerë.

“Këto 4 ditë kemi paguar 20,39 milionë euro subvencione për 17.060 fermerë!” ka shkruar Mustafa në Facebook.

“Nesër do të takoj fermerët për t’i njoftuar që përkrahja për ta, do të vazhdojë deri në pikën e fundit!”.

“Falënderim për Kryeministrin Hoti dhe ministren e financave Bajrami për përkrahjen e pafundme!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco