Nis zbatimi i masterplanit 600 milionësh për ujitjen e tokave bujqësore

Nis zbatimi i masterplanit 600 milionësh për ujitjen e tokave bujqësore

18:49, 11/02/2021

Ministri në detyrë i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka nënshkruar marrëveshjen për bashkëfinancimin e projektit “Ndërtimi dhe rehabilitimi i sistemeve të ujitjes në Kosovë”, me kryetarin e Komunës së Pejës, Vushtrrisë dhe Vitisë, shkruan Syri.net Kosova.

"Me nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve, të cilat në ditët në vijim do të nënshkruhen edhe me komunat tjera të tërë Kosovës, fillon faza e parë për implementimin e planit të ri për ujitjen e tokave bujqësore.
”Ky është një master plan që ka filluar në kohën kur kryeministri aktual Avdullah Hoti ishte ministër i Financave, një marrëveshje bashkë me Bankën Botërore, ku parashihen të investohen 600 milionë euro dymbëdhjetë vitet e ardhshme për të ngritur sipërfaqen e tokave nën ujitje nga 20 mijë hektarët aktual në 90 mijë hektarë”, ka thënë ministri Mustafa, sipas njoftimit nga ministria në Facebook.

Fillon zbatimi i masterplanit 600 milionësh për ujitjen e tokave bujqësore Prishtinë, 11 shkurt 2021 – Ministri në...

Posted by Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural on Thursday, February 11, 2021

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco