Qeveria plotëson 3 nga 14 kërkesat e AKB-së

Qeveria plotëson 3 nga 14 kërkesat e AKB-së

11:20, 28/01/2021

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka njoftuar se tri nga katërmbëdhjetë kërkesat e dorëzuara Qeverisë së Kosovë janë plotësuar.

Kryetari Agim Shahini, tha se Qeveria e Kosovës plotëson 3 kërkesat nga 14 të AKB-së dhe bizneseve vendore.

"AKB-ja e vlerëson lart gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për plotsimin e tri kërkesave të biznesit dhe të qytetarve të të Kosoves pa dallim", tha Shahini.

Për të ndihmuar bizneset në tejkalimin e gjendjes së shkaktuar nga pandemia, Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim që:
1.   Të zhbllokojë llogaritë bankare për tatimpaguesit që kanë obligime ndaj ATK deri më 30.04.2021.
2.   Të shlyejë ndëshkimet për tatimpaguesit që kanë detyrime tatimore ndaj ATK nëse kryejnë pagesën e tatimit bazë dhe interesit deri më 30.06.2021.

"Ky është hap konkret dhe e pasuron inicjativen tonë por edhe tregon solidaritet qeveria ndaj tatim paguesve duke i lën hapsirë për aktivitet ekonomik dhe mundesi e re për të realizu borgjet ndaj shtetit.
Shpresoj se qeveria e Kosovës do vazhdoj të plotësoj edhe kerkesat tjera të AKB-së dhe bizneseve të Kosovës ne të mire të tejkalimit të krizave ekonomike që ka kapluar vendin", tha kryetari i AKB-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco