Ministria lejon ripropozimin e projekteve kapitale

Ministria lejon ripropozimin e projekteve kapitale

18:35, 27/01/2021

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka njoftuar se Ministria e Financave ka lejuar ripropozimin e projekteve kapitale në planifikimet buxhetore, shkruan Syri.net Kosova.

"Me qëllim shqyrtimin e planit të punës 2021 në përcaktimin e objektivave dhe aktiviteteve  me interes për Komunat në fushën e financave lokale, nën organizimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës është zhvilluar takimi i Kolegjiumit për Buxhet dhe Financa me pjesëmarrjen e z. Salvador Elmazi - Drejtor i Buxhetit në Ministrinë e Financave.
Sfidat në fushën e financave vazhdojnë të jenë serioze dhe shqetësuese në përballimin e gjendjes në luftimin e Covid-19. 
Kolegjiumi për Financa diskutoi pikat kryesore, të cilat duhet të jenë pjesë e diskutimeve serioze në mes nivelit qendror dhe atij lokal në tejkalimin e pengesave në procedura në përputhje me politikat lokale dhe qëndrueshmërinë financiare.
Në përballje me sfidat e Komunave në zbatim të udhëzimit administrativ për kriteret përzgjedhëse dhe përparësinë e projekteve kapitale, në bashkëpunim me z. Salvador Elmazi – Drejtor i Buxhetit në Ministrinë e Financave i cili  sqaroi për rëndësinë e respektimit të kritereve dhe obligimeve të organizatave buxhetore konkretisht Komunave në zbatimin e këtij udhëzimi administrativ për çdo projekt të ri kapital në Komuna.
Duke marrë parasysh se një pjesë e projekteve Komunale, të cilat nuk kanë marrë miratimin e MF-së, në respektim të afateve edhe një herë duhet të plotësojnë të gjitha të dhënat e kërkuara në sistemin e Programit të Investimeve Publike (PIP) për çdo projekt kapital të propozuar sipas kërkesave dhe procedurave të parapara.", thuhet në njoftimin e AKK-së.

MINISTRIA E FINANCAVE LEJON RIPROPOZIMIN E PROJEKTEVE KAPITALE NË PLANIFIKIMET BUXHETORE Me qëllim shqyrtimin e planit...

Posted by Asociacioni i Komunave të Kosovës on Wednesday, January 27, 2021

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco