Reagojnë hotelierët: Qeveria me standarde të dyfishta, nuk po i hap sallat e dasmave, e po mban tubimet elektorale

Reagojnë hotelierët: Qeveria me standarde të dyfishta, nuk po i hap sallat e dasmave, e po mban tubimet elektorale

17:20, 27/01/2021

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës kanë reaguar ndaj qeverisë dhe tubimeve elektorale që po mbahen kudo, derisa sallat e dasmave po mbahen mbyllur, shkruan Syri.net Kosova.

Sipas tyre, qeveria po vepron me standarde të dyfishta ngase nuk po lejon zgjatjen e orarit dhe hapjen e sallave të dasmave, derisa në anën tjetër kudo shohim tubime elektorale.

"Mbi 3 milionë euro është vlera e gjobave të shqiptuara për qytetarët. Qytetarët janë të barabartë para ligjit dhe para dënimeve. Por, siq po shihet janë disa qytetarë më të barabartë se të tjerët: njerëz nga partitë politike në këtë kohë fushate.
Ka javë të tëra prej se kanë filluar tubimet elektorale ku shohim grumbullime të mëdha në hapësira të mbyllura, gjatë dhe pas orarit. Asnjë gjobë, asnjë vërejtje.
Është për t'iu ardhur turp për këto veprime, sepse e keni dëshmuar që kur bëhet fjalë për interesat e juaja partiake nuk ekzistojnë masa e as PANDEMI!
Partitë e politikanët janë qytetarë si të tjerët, edhe rregullat e pandemisë vlejnë njëjtë për secilin apo jo?
Alo ndoshta i ka përjashtuar Ligji për Pandeminë këta?
Apo ndoshta nuk janë bartës të virusit?", thuhet në reagimin e hotelierëve në Facebook.

REAGIM NDAJ QEVERISË DHE TUBIMEVE ELEKTORALE: QEVERIA NË DETYRË VEPRON ME STANDARD TË DYFISHTË: NUK LEJON ZGJATJEN E...

Posted by OHT - Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës on Wednesday, January 27, 2021

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco