KEDS e jep lajmin: Edhe në mbrëmje po punohet që të sanohen avaritë nga bora

KEDS e jep lajmin: Edhe në mbrëmje po punohet që të sanohen avaritë nga bora

22:06, 26/01/2021

Dhjetëra ekipe kujdestare të KEDS po vazhdojnë angazhimin edhe në orët e mbrëmjes për të sanuar dëmet e shkaktuara nga faktorët atmosferik në zona të ndryshme gjithandej vendit, shkruan Syri.net Kosova.

"Megjithëse pjesa më e madhe e prishjeve janë sanuar, po bëhen përpjekje maksimale për të rregulluar edhe linjat tjera që janë aktualisht jashtë funksioni, në mënyrë që sa më parë të rikthehet furnizimi me energji elektrike për këta konsumatorë.

Zonat që vazhdojnë të jenë në gjendje më të rënduar janë disa lokalitete në: Distriktin e Pejës, Mitrovicës dhe pjesërisht Distriktin e Prishtinës.

Ekipet tona vazhdojnë të ballafaqohen me kushte mjaft të vështira në terren por përkushtimi i tyre për të rikthyer energjinë për konsumatorët tanë është maksimal.", thuhet në njoftimin e KEDS në Facebook.

Njoftimi i plotë:

Dhjetëra ekipe kujdestare të KEDS po vazhdojnë angazhimin edhe në orët e mbrëmjes për të sanuar dëmet e shkaktuara nga faktorët atmosferik në zona të ndryshme gjithandej vendit.
Megjithëse pjesa më e madhe e prishjeve janë sanuar, po bëhen përpjekje maksimale për të rregulluar edhe linjat tjera që janë aktualisht jashtë funksioni, në mënyrë që sa më parë të rikthehet furnizimi me energji elektrike për këta konsumatorë.
Zonat që vazhdojnë të jenë në gjendje më të rënduar janë disa lokalitete në: Distriktin e Pejës, Mitrovicës dhe pjesërisht Distriktin e Prishtinës.
Ekipet tona vazhdojnë të ballafaqohen me kushte mjaft të vështira në terren por përkushtimi i tyre për të rikthyer energjinë për konsumatorët tanë është maksimal. 
KEDS u bën apel konsumatorëve që në rast se shohin avari në rrjet, assesi të mos i afrohen por menjëherë të informojnë Qendrën e Thirrjeve në 0800 791 00 apo të na shënojnë në rrjetet tona sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco