Defekt në kabllo nëntokësore, banorët e lagjes 'Arbëria' ankohen se u janë prishur pajisjet

Defekt në kabllo nëntokësore, banorët e lagjes 'Arbëria' ankohen se u janë prishur pajisjet

20:59, 26/01/2021

Disa banorë të lagjes “Arbëria” në Prishtinë janë ankuar se shkaku i një defekti në rrjetin e energjisë elektrike sot, u janë prishur pajisjet shtëpiake.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka njoftuar për KOHËN se bëhet fjalë për një prishje të një kablloje nëntokësore që e furnizon një pjesë të lagjes “Arbëria” në Prishtinë, me energji elektrike.

“Është dëmtuar një kabllo nëntokësore që furnizon një pjesë të lagjes ‘Arbëria’ me energji elektrike. Ekipet tona janë në terren, duke e rregulluar atë”, ka thënë Buzhala.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco