Guvernatori i pret gastronomët, diskutohet se si të dilet nga situata e pandemisë

Guvernatori i pret gastronomët, diskutohet se si të dilet nga situata e pandemisë

16:49, 26/01/2021

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka pritur në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, shkruan Syri.net Kosova.

Në këtë takim, Mehmeti i ka njoftuar të pranishmit me zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe me masat e ndërmarra deri më tani nga ana e BQK-së për të ndihmuar qytetarët dhe ekonominë, përmes lehtësimit të barrës së pagesës së obligimeve kreditore,  si dhe në ruajtjen e stabilitetit të sektorit financiar.

Tutje Guvernatori Mehmeti informoi të pranishmit se BQK-ja, që nga shpërthimi i pandemisë ka qenë e angazhuar që të kontribuojë në lehtësimin e mëtejmë të qasjes në financa përmes rolit të saj si rregullator dhe mbikëqyrës i sistemit financiar.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës shprehën gatishmërinë që të kontribuojnë të gjithë së bashku në tejkalimin sa më të shpejtë të situatës së krijuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco