Edhe AAK me plan për fond 1 miliard euro i cili përfshinë nga 100 euro për secilin qytetar

Edhe AAK me plan për fond 1 miliard euro i cili përfshinë nga 100 euro për secilin qytetar

16:59, 18/01/2021

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka prezantuar programin e tyre për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kjo parti ka prezantuar programin ekonomik, në të cilin kanë premtuar fond 1 miliard euro, që e kanë quajtur “Pakoja e rindërtimit”.

Fatmir Gashi nga AAK ka prezantuar planin ekonomik 4 vjeçar. 

Sipas tij, AAK ka paraparë ndarjen e 100 eurove për secilin qytetar në Kosovë. 

Poashtu ai ka përmendur edhe subvencionimin e pagave të punëtorëve.

“Me politikat tona do të rrisim kërkesën agregate dhe të sanojmë rëndesat sociale të shkaktuara nga tronditja ekonomike. 

Secili qytetar rezident do t’i përfitoj nga 100 euro. Do të subvencionojmë 80% të rrogës për 3 muaj për secilin punëtor që ka kontratë 1 vjet. 

Kjo do të na kushtoj rreth 60 milionë euro. Poashtu do të paguhen 50% për secilin punëtor që e ka humbur punën e nuk kthehet në punë. Do të subvencionojmë prej 150 për 3 muaj për secilin grua të punësuar me kontratë 1 vjeçare. 

Do të subvencionojmë nga 40 euro për secilin fëmijë që është i regjistruar në kopsht për vitin 2021 dhe 2022”, u shprehë Fatmir Gashi nga AAK.

Në anën tjetër, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj që është edhe “kandidat për president” nga AAK ka veçuar disa prej punëve që janë kryer gjatë kohës sa ai ka qeverisur, dukë kërkuar përsëri votën për AAK-në.

“Aleanca hyn me një bindje për fitore dhe me një bindje për sukses”, tha fillimisht Haradinaj.

“E veçojmë si punë tonën, Ushtrinë e Kosovës, pronësinë mbi Trepçën. Trepça sot është Kosovë. Minatorët janë 20% aksionar të saj. Kemi pavarësimin energjetik. Ligjin për Prishtinën. 

Është edhe Ligji për Pagat që po vonohet zbatimi. Është keq që nuk po zbatohet”, u shpreh ai.Kujtojmë se në këto zgjedhje, AAK garon e vetme dhe me kandidat për president.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco