Haradinaj tërhiqet sivjet nga projekti i Autostradës se Dukagjinit

Haradinaj tërhiqet sivjet nga projekti i Autostradës se Dukagjinit

18:46, 15/01/2021

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj po vazhon tubimet e tij paraelektorale, shkruan Syri.net Kosova.

Por ai sot e ka përmendur edhe Autostradën e Dukagjinit, për të cilën ka traguar se kanë kërkuar që fondet e Autostradës së Dukagjinit të ridestinohen në urgjencën ekonomike, te qytetarët dhe sipërmarrësit, të paktën edhe këtë vit.

"Programi ynë është i punuar me kujdes, ku në plan të parë është ekonomia e vendit. Aty përfshihet fondi 1-miliardësh për rimëkëmbje, i cili jo vetëm që e ndal rënien ekonomike, por me të vërtetë e bën ndryshimin, për shumë qytetarë të Kosovës të cilët i ka prekur pandemia dhe rënia ekonomike. Me këtë fond, askush nuk do të mbetet i papërfshirë. Ne kemi kërkuar që fondet e Autostradës së Dukagjinit të ridestinohen në urgjencën ekonomike, te qytetarët dhe sipërmarrësit, të paktën edhe këtë vit.

Në këto zgjedhje, ne nuk zgjedhim vetëm Kuvendin, qeverinë dhe programin qeverisës. Në këto zgjedhje, ne zgjedhim edhe Presidentin e vendit dhe programin e tij. Kjo është një risi, që Aleanca e ofroi me kohë për vendin. Në fillim nuk u kuptuam. Sot kemi edhe kandidatë tjerë, kemi zonjën Vjosa Osmani nga Vetëvendosje, të cilën e kam ftuar në debat televiziv, që t’iu tregojmë qytetarëve se si do ta forcojmë Kosovën në planin e brendshëm dhe të jashtëm, si do të përballemi me të gjitha ato tema që i kemi përpara, por edhe si do ta anëtarësojmë Kosovën ne NATO. E kush e di më mirë rrugën drejt NATO-s? Kush do ta ruajë më mirë besimin e brezave që sakrifikuan për Kosovën e 17 shkurtit? Ju siguroj që ndoshta në Serbi do të gëzohen nëse nuk do të jem president. Por e kanë gabim, sepse Kosova qëndron në të drejtën e vet, pa i dëmtuar të tjerët. Zgjidhja është respekti i ndërsjellë, e jo qasja që po ndodh tash, kur kemi qeveri dhe presidente në detyrë.", ka shkruar Haradinaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco