Qeveria Hoti ndan mbi 44 milionë euro për Fondin Kosovar për Garanci të Kredive

Qeveria Hoti ndan mbi 44 milionë euro për Fondin Kosovar për Garanci të Kredive

12:54, 15/01/2021

Kryeministri në detyrë, Abdullah Hoti ka paraqitur programin e Rimëkëmbjes, përmes së cilit do të ndihmohen qytetarët dhe bizneset pas dëmtimeve nga pandemia.

Njëra nga 16 masat është ajo mbi mbulueshmërisë së kredive të reja dhe lehtësimin e qasjes në financa, pikërisht për Fondin Kosovar për Garanci të Kredive

Për këtë fond, nga ministria e Financave, ministrja Hykmete Bajrami, ka njoftuar se janë ndarë 44 milionë e 500 mijë euro në dy pjesë:

" Rritja e kapitalit për Fondin Kosovar për Garanci Kreditore në shumë 40,000,000 € (dyzetë milionë euro) dhe Mbulimi i kostos së tarifës së Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, në shumë 4,500,000 € (katër milionë e pesëqind mijë euro)" ka shkruar Bajrami.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco