VIDEO/KEK-u dhe Obiliqi bashkëpunojnë për përmirësimin e ambientit

VIDEO/KEK-u dhe Obiliqi bashkëpunojnë për përmirësimin e ambientit

20:23, 29/12/2020

Korporata Energjetike e Kosovës dhe Komuna e Obiliqit nënshkruan memorandum bashkëpunimi, i cili parasheh ndërtimin e brezit të gjelbër përreth Termocentralit Kosova A, shkruan Syri.net Kosova.

Sipas një njoftimi nga KEK, Ky memorandum përfshinë segmentin që shtrihet pranë rrugës rajonale që lidh Prishtinën me Obiliqin, nga rreth rrotullimi në hyrje të kësaj komune e deri te hyrja 03 e TC-Kosova A. 

Ushtruesi i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të KEK-ut, Luigj Imeri ka thënë se ky memorandum, tregon edhe njëherë për angazhimin që e ka Korporata në përmirësimin e ambientit për qytetarët e kësaj komune.

"Sot e nënshkruajtëm edhe një obligim ligjor, i cili rrjedh nga Ligji për Komunën e Obiliqit, i cili e atakon drejtpërdrejt qytetarin e vendit, i cili memorandum nis projektet, të cilat ne i kemi planifikuar për çështjen e ambientit. Me këtë projekt reflektojmë edhe njëherë që Korporata Energjetike e Kosovës është shumë miqësore dhe do të jetë shumë afër, dhe e ka në fokus dhe në prioritet numër një, investimet të cilat do të ndodhin ambient”, ka thënë, ud i Kryeshefit Ekzekutiv të KEK-ut, Luigj Imeri.

Përderisa kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi deklaroi se me ardhjen e menaxhmentit të ri në KEK, është përmirësuar dukshëm bashkëpunimi.
"Që nga ndryshimi i menaxhmentit të KEK-ut, bashkëpunimi ka filluar i mirë me komunën. Sot nënshkruam një memorandum për zgjerimin apo shtyrjen e rrethojës për diku rreth 8 metra, më c’rast do të filloj edhe implementimi i ligjit të Obiliqit për krijimin e brezit të sigurisë në këtë rast bankinat dhe brezin e gjelbër. Gjithashtu komuna merr përsipër që pjesën e mbetur të rregullohet trotuari dhe pjesa e pistës së biçikletave me një brez të gjelbër", ka thënë kryetari i kësaj komune, Xhafer Gashi.

Përderisa ky memorandum është nismë që KEK-u e ka për përmirësimin e ambientit brenda 5 viteve të ardhshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco