Alarmon ministrja: Qeveria i ka shterrur të gjitha burimet e financimit, nuk kemi as rezerva

Alarmon ministrja: Qeveria i ka shterrur të gjitha burimet e financimit, nuk kemi as rezerva

18:35, 29/12/2020

Ministrja në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami, në seancën e dytë të shqyrtimit në lexim të dytë për Buxhetin e Kosovës për vitin 2021 ka thënë se situata buxhetore është jashtëzakonisht e rëndë.

“Jemi në leximin e dytë të buxhetit për 2021, mund të them se situata buxhetore është jashtëzakonisht e rëndë sidomos nga pandemia e cila pritet të vazhdojë edhe tre muajt e ardhshëm”.

“Ne së bashku ishim në Komisionin për Buxhet dhe Financa, reflektuam për koston e vaksinës, janë plus 40 milionë financim nga jashtë në mënyrë që të sigurohen vaksina për të gjithë qytetarët dhe amandamente për buxhetin e katër komunave dhe disa amandamente të tjera kaluan në këtë komision.

“Thirrja jonë si përfaqsues të qeverisë është të mos procedohet me amandametet e tjera pasi nuk kemi mundësi t’i realizojmë”.

Qeveria i ka të shterrura të gjitha burimet e financimit, nëse propozoni amandament për një projekt shtesë, atëherë tregoni se ku duhet të shkurtohen ato burime, qeveria nuk ka mjete shtesë, nuk kemi rezerva të tjera në qoftëse keni amandamenti ju duhet të caktoni edhe shkurtimin e burimit”, tha Bajrami.

Kujtojmë se mbrëmë Bajrami u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që të votojnë edhe në lexim të dytë Buxhetin për vitin 2021.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco