Buxheti 2021, analisti parashikon përfshirjen e kërkesave klienteliste të disa bizneseve të mëdha

Buxheti 2021, analisti parashikon përfshirjen e kërkesave klienteliste të disa bizneseve të mëdha

12:45, 29/12/2020

Analisti Blendi Hasaj, thotë se që projektbuxheti që do të prezantohet në seancës e sotme të Kuvendit, nuk do t'i ngjasoj fare projektbuxhetit të prezantuar dje dhe më herët në Kuvend, sepse i njëjti do të plotësohet në shumë segmente përgjatë dy leximeve

Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se duke e ditur që po shkohet në zgjedhje dhe që asnjëra nga to me shumë gjasë nuk do të jenë në pushtet, të njëjtat pritet që të përfshijnë në dokumentin e buxhetit premtime të ndryshme populiste - me dhe pa mbulesë buxhetore - sikurse paga shtesë e shpërblime për punonjës të plotë sektorëve, subvencionim të madh të bizneseve, e çka jo tjetër.

"Sot pritet që projektbuxheti i vitit 2021 të kaloj edhe në lexim te dytë në Kuvend, dhe atë më shumë premtime populiste dhe kërkesa klienteliste. Ndonëse mesazhi që e përçuan dje tek qytetarët gjatë paraqitjes në Kuvend  PDK-LDK, se buxheti për vitin 2021 po kalon që shteti të mos hyjë në një krizë buxhetore, dekleratat që u bënë mes rreshtash nga anëtarë të këtyre dy partive janë shumë brengosëse. Aty u tha që projektbuxheti që do të prezantohet në seancës e sotme, nuk do t'i ngjasoj fare projektbuxhetit të prezantuar dje dhe më herët në Kuvend, sepse i njëjti do të plotësohet në shumë segmente përgjatë dy leximeve.Andaj, duke e ditur që po shkohet në zgjedhje dhe që asnjëra nga to me shumë gjasë nuk do të jenë në pushtet, të njëjtat pritet që të përfshijnë në dokumentin e buxhetit premtime të ndryshme populiste - me dhe pa mbulesë buxhetore - sikurse paga shtesë e shpërblime për punonjës të plotë sektorëve, subvencionim të madh të bizneseve, e çka jo tjetër. Gjithsesi, sikurse gjatë procesit të amandamentimit të Ligjit të Rimëkëmbjes Ekonomike, do të tentohet që në këtë amulli të përfshihen edhe kërkesat klienteliste të disa bizneseve të mëdha.Patetike dhe lojë me bizneset dhe qytetarët të cilët për shkak të mos ndërhyrjes të duhur në ekonomi të qeverisë Hoti gjatë pandemisë, po kalojnë nëpër krizë të rëndë financiare" shkruan Hasaj

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco