Haskuka: Prizreni për tri vite u diskriminua nga investimet e qeverisë

Haskuka: Prizreni për tri vite u diskriminua nga investimet e qeverisë

20:10, 28/12/2020

Pas diksutimit mbi buxhetin, i cili sot ka marrë miratimin e Kuvendit, ka reaguar kreu i Prizrenit, Mytaher Haskuka, shkruan Syri.net Kosova.

Ai përmes një postimi në Facebook ka deklaruar se siç shihet edhe nga analiza e Institutit GAP, Prizreni në keto tre vite ka qenë i diskriminuar në aspektin e investimeve nga ana e qeverisë. 

"Investimet e qeverisë në Prizren, në vitin 2020 kanë qenë 20 fish më pak se në disa komuna. Nëse shikohen edhe komunat e mëdha, Prizreni është në fund të listës për investimet qeveritare, me vetëm 23 euro për kokë banori. Në anën tjetër në të gjitha komunat rajonale është investuar së paku dyfish më shumë, e në disa raste rreth 6 fish më shumë se në Prizren, si në rastin e Gjakovës me 123 euro për kokë banori.
Buxheti i PAN-it kishte diskriminuar, por tani buxheti i ri po diskriminon edhe më shumë Komunën e Prizrenit.
Së pari, nuk ka asnjë projekt të ri që kemi kërkuar nga ministritë, si për shembull projekti për renovimin e tërësishëm të shtëpisë së kulturës "Xhemajli Berisha" për Sheshin e Bazhdarhanes, pastaj projekti i tunelit apo urës nga qyteti për në luginën e Lumbardhit dhe në Prevallë, apo ura Krajk - Bregdri, apo kanalizimet në Tupec...
Për më keq, buxheti për disa projekte, që do të duhej të finalizoheshin në vitin 2021, është shtyrë për vitet 2022 apo 2023.", thuhet në reagoimin e tij.

Sot u debatua buxheti i Republikës se Kosovës në Kuvend. Siç shihet edhe nga analiza e Institutit GAP, Prizreni në...

Posted by Mytaher Haskuka on Monday, December 28, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco