Komisioni për Investime Strategjike i jep dritën jeshile investimit në hotel 'Grand'

Komisioni për Investime Strategjike i jep dritën jeshile investimit në hotel 'Grand'

18:31, 24/12/2020

Sot ka mbajtur takimin e radhës Komisioni Ndërministror për Investime Strategjike, i cili është kryesuar nga ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi ku janë shqyrtuar raportet e përgatitura nga grupet operacionale te disa aplikimeve për investime strategjike, raporton Syri.net Kosova.

Po ashtu komisioni me shumicë vota ka aprovuar rekomandimet e grupit operacional për subjektin aplikues “Çiçavica Wind Farm 1” L.L.C

Anëtarët e komisionit kanë kërkuar informacione shtesë për disa çështje.

‘Anëtarët e komisionit në këtë mbledhje kanë kërkuar informacione shtesë për disa çështje të cilat nuk ishin sqaruar sa duhet në raportet e grupeve operacionale’, thuhet në komunikatë.

Po ashtu në aplikimet për investime në hotel “Grand” janë shqyrtuar rekomandimet e grupit operacional për tri ofertat ku komisioni ka shqyrtuar vetëm  investitorin potencial strategjik “Bau Investment” LLC , pasi që është konstatuar se ka dokumentacionin më të kompletuar.

Ndërsa është kërkuar që edhe Komuna e Prishtinës i jep rekomandimet për kufijtë dhe hapësirën rreth hotelit “Grand”.

‘Por megjithatë edhe për këtë është kërkuar që komuna e Prishtinës t’i jep rekomandimet për kufijtë dhe hapësirën rreth hotelit “Grand”’, thuhet tutje në komunikatë.

Më poshtë keni nkomunikatën e plotë:

Komisioni ndërministror për Investime strategjike mbajti takimin e radhës Prishtinë, 24.12.2020 Komisioni...

Posted by Ministria e Tregtisë dhe Industrisë on Thursday, December 24, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco