‘Fermerët janë krenaria e Shqipërisë’/ Kryemadhi nga Frakulli: Ndryshimi po vjen! Djersa do shpërblehet

‘Fermerët janë krenaria e Shqipërisë’/ Kryemadhi nga Frakulli: Ndryshimi po vjen! Djersa do shpërblehet

17:44, 24/12/2020

Këtë të enjte, Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me fermerët në Frakull të Fierit.

Në postmin e saj në Facebook, Kryemadhi theksoi se fermerët e Shqipërisë janë krenaria e Shqipërisë dhe u shpreh e bindur se ndryshimi po vjen dhe LSI-ja dhe e gjithë opozita e bashkuar do të bëjnë më të mirën, që djersa e familjeve që i dedikohen bujqësisë të mos shkojë më dëm, por mundi i tyre të vlerësohet në bazë të punës së kryer.

Postimi i plotë i Monika Kryemadhit:

Fermerët e Shqipërisë janë krenaria e Shqipërisë. Me punën e palodhur të tyre, ata  i japin jetë tokës pjellore me të cilën na ka bekuar Zoti.

Të dëgjosh sfidat që përballen fermerët në Frakull të Fierit, e sidomos të rinjtë që kanë vendosur të qëndrojnë për punë të ndershme në vendlindje, vetëm sa të forcon bindjen për punën që duhet të bëjmë dhe ndihmën që kanë nevojë.

Ndryshimi po vjen dhe ne do të bëjmë më të mirën, që djersa e familjeve që i dedikohen bujqësisë të mos shkojë më dëm por mundi i tyre të vlerësohet në bazë të punës së kryer.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco