Kosova humbi një të dhjetën e ekonomisë, nga pandemia

Kosova humbi një të dhjetën e ekonomisë, nga pandemia

13:31, 24/12/2020

COVID-19 është pandemia më e ashpër që ka goditur botën që nga “Gripi Spanjoll” i viteve 1918-1919.

Pandemia ka prishur rrjedhën normale të jetës, ka ndryshuar sjelljet njerëzore në ekonomi e treg, ka shtyrë sistemin shëndetësor në limitet e kapacitetit të tij, dhe ka futur ekonominë botërore në recesion të thellë. Viti 2020 do të mbahet mend si vit i “mbylljes”. Deri më tani, më shumë se 50 milion njerëz janë infektuar, shumë prej tyre të sëmurë rëndë, kurse një milion jetë janë humbur. Në Kosovë, deri më tani mbi 30,000 persona janë infektuar1 , e fatkeqësisht rreth 800 prej tyre kanë humbur jetën përgjatë periudhës maj-nëntor 2020. Të ballafaquar me të panjohurën; për të parandaluar përhapjen e shpejtë të pandemisë; e për të kontrolluar/menaxhuar kapacitetet e sistemit shëndetësor, qeveritë e të gjitha vendeve botërore – e edhe ajo e Kosovës – u detyruan të vendosin masa drastike.

Në mungesë të politikave më të targetuara, qeveritë kryesisht zgjodhën kufizimin e pjesshëm apo të plotë të lëvizjes (siç ishte mbyllja e periudhës Mars-Qershor në Kosovë), të cilat masa – natyrshëm në vete bartnin një kosto ekonomike. Pasojat ekonomike të këtyre masave janë – në gjithë paparashikueshmërine e viteve më parë – dramatike. Ato, së paku në periudhën afatshkurtë u shoqëruan me pasiguri investimesh, me rënie të konsumit, me rritje të papunësisë e me mbyllje të përkohshme e të përhershme të bizneseve. Shumë industri botërore u goditën rëndë nga kufizimi i lëvizjes nëpër botë. Të tjera ndryshuan sjellje. E për të zbutur recesionin ekonomik, qeveritë në vendet e industrializuara implementuan stimuj të shumtë fiskal, të financuar kryesisht nga rezervat apo borxhi publik. Vetëm deri në maj 2020, shumë prej këtyre vendeve kanë shpenzuar deri në 10% të Bruto Produktit Vendorë (BPV-së) së tyre në masa të tilla fiskale (Hausmann and Schetter, 2020). Gjermania, ndër të tjerash, gjatë muajve të parë të pandemisë njoftoi se do të ndërtojë një paketë ndihmuese prej 130 miliardë eurosh për sektorin privat në vend. Plani gjerman inspiroi shumë vende të tjera në eurozonë. Një shpenzim i tillë qeveritar – marrë parasysh kufizimet financiare – është pothuajse i parealizueshëm për disa shtete në zhvillim. Kosova – si shumë shtete tjera në zhvillim – nuk ka kapacitete financiare të alokojë drejtpërsëdrejti rreth 10% të Bruto Produktit Vendorë në stimuj të tillë ekonomik. Por Kosova, si shumë shtete të tjera në rajon e Evropë duhet të ketë kapacitete të mjaftueshme për të a) krijuar politika ekonomike e fiskale që fillimisht zbusin goditjen ekonomike të pandemisë; dhe b) politika që nxisin rimëkëmbjen pas pandemisë. Për të kuptuar natyrën e politikave të domosdoshme të Kosovës, fillimisht duhet kuptuar pasojat që pandemia ka krijuar në periudhën e deritanishme si dhe pritjet për dëmet që e njëjta mund të krijojë deri në normalizimin e plotë. Qëllimi i këtij punimi është të përmbledhë fillimisht pasojat kryesore makroekonomike që janë krijuar në vend, dhe të sugjerojë më pas – në vija të trasha – politikat eventuale që vendi ynë mund dhe duhet t’i ndjekë.

ÇKA DIMË DHE ÇKA PRESIM

Çfarë dimë është dëmi të cilin pandemia ka shkaktuar deri më tani. Çfarë nuk dimë është thellësia e dëmit që do të shkaktohet në vijim. Kjo sepse recesioni ekonomik është ende i gjallë, në evoluim e sipër, meqë masat e shtrëngimit janë ende aktive dhe si duket do të vazhdojnë edhe për një të ardhme të afërt. Prandaj pa e ditur fundin e masave shtrënguese – pra pa parashikuar fundin e pandemisë –s’mund të dijmë thellësinë e ndikimit dhe madhësinë e tkurrjes së ekonomisë nëpër botë, e poashtu edhe në Kosovë.

Sipas studimit të fundit të Bankës Botërore (2020), COVID-19 ka shkaktuar recesionin më të madh global në disa dekadat e fundit. Kenneth Rogoff, profesor i Ekonomiksit në Universitetin e Harvardit, krizën e sivjetme ekonomike e 1 Sipas raportimeve zyrtare të Institutit të Shëndetit Publik. 3 cilëson si krizën më të madhe të 150 viteve të fundit. Ky recesion, sipas parashikimeve më optimiste do të tkurrë ekonominë globale këtë vit për 5.2% - me Evropën, Azinë Qendrore e Amerikën Latine si më të goditurat. E në rast të vazhdimit të kufizimeve në lëvizje nëpër qendrat botërore gjatë dimrit të sivjetmë, ekonomia globale do të tkurret për 8% vetëm gjatë vitit 2020. Numrat tkurrës prej 5% e 8% janë alarmantë, marrë parasysh masat stimuluese fiskale që pothuajse secila qeveri botërore ka ndërmarrë. Pa këto masa stimuluese fiskale, tkurrja do të ishte dukshëm më e lartë. Recesionet e tilla do të jenë dukshëm më të ndjeshme në vendet në zhvillim, sikurse Kosova; dhe atë në disa fusha. Në këtë shkrim do t’i përmbledhim katër fushat kryesore makroekonomike me ndikimin më të madh; përkatësisht në a) konsum e investime private; b) ofertë agregate; c) remitenca e invesitme të jashtme; dhe d) investime publike. E para, konsumi privat dhe investimet kanë pësuar nga pasiguria e shkaktuar nga pandemia dhe nga kufizimi i lëvizjes. Njerëzit në kohë krize tkurrin shprehjen investuese. Njerëzit, në kohë krize, orientohen drejt kursimeve.

Në këtë vijë, në këtë logjikë, janë rritur edhe depozitat e kosovarëve në bankat kosovare. Ato, për herë të parë në historinë moderne të Kosovës, kanë arritur shumën prej 4 miliardë eurove (figura 1). Figura 1 – Depozitat në sistemin financiar të Kosovës 2019 dhe 2020 (në milion Euro) Burimi: Banka Qëndrore e Kosovës (2020) Rritja e depozitave në 4 miliardë euro është shenjë e qartë se sjellja investuese e shpenzuese e kosovarëve është në rënie; se qytetarët tanë, siç edhe pritet, në kohë të krizës e pasigurisë janë orientuar drejt kursimit. Rritja e kursimit për çdo fotografi ekonomike, e sidomos në recesion, është lajm i jo i mirë, meqë në thelb nënkupton uljen e konsumit dhe detyrimisht uljen e investimeve. Të dy këto ulje do të kenë ndikim multiplikues në tkurrjen ekonomike të vendit përgjatë vitit 2020 dhe më tej.

Përveç depozitave, si shenjë e uljes së investimeve, pandemia ka ndikuar në masë të madhe edhe aktivitetin kreditues të sektorit bankar. Kreditë e reja, siç mund të shihet edhe nga figura 2, kanë pësuar rënie drastike në periudhën MarsPrill-Maj, për t’u ngritur prapë në periudhën pasuese Qershor-Korrik-Gusht si formë e pjesshme e kompenzimit (gjithsesi jo të mjaftueshëm) të rënies drastike. Vetëm 50 milionë euro kredi të reja janë dhënë nga i gjithë sektori bankar në muajin prill të këtij viti; plot katërfish më pak se në muajin korrik apo shtator. Kjo e dhënë është plotësisht në linjë me uljen e konsumit dhe investimeve agregate në vend. 0.0 500.0 1,000.0 1,500.0 2,000.0 2,500.0 3,000.0 3,500.0 4,000.0 4,500.0 Janar 2019 Shkurt 2019 Mars 2019 Prill 2019 Maj 2019 Qershor 2019 Korrik 2019 Gusht 2019 Shtator 2019 Tetor 2019 Nentor 2019 Dhjetor 2019 Janar 2020 Shkurt 2020 Mars 2020 Prill 2020 Maj 2020 Qershor 2020 Korrik 2020 Gusht 2020 Shtator 2020 4 Figura 2 – Kreditë e reja 2019 dhe 2020 (në milion Euro) Burimi: Banka Qendrore e Kosoves (2020) Ndikimi i dytë pandemik është në ofertën agregate.

Efektet më të theksuara janë në sektorët me informalitet të lartë, përkatësisht në ndërtimtari dhe në aktivitetet shërbyese hotelierike – në gastronomi. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në kuartalin e dytë të vitit 2020, outputi në këto dy industri është tkurrur për 65%, përkatësisht 45% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak. Bizneset në këta dy sektorë do të vazhdojnë të goditen më fort për aq sa masat shtrënguese mbesin në fuqi. Shërbimet hotelierike goditen për shkak të kufizimeve në lëvizje; e ndërtimtaria për shkak të tkurrjes së sjelljes investuese. Për bizneset e këtyre sektorëve, goditjet do të vazhdojnë deri në normalizimin e plotë të gjendjes pandemike. Natyrshëm, por fatkeqësisht, këto goditje do të nënkuptojnë rëndesa të theksuara në qarkullim të parasë, zvogëlim i dukshëm i kapaciteteve kredimarrëse, dhe mbi të gjitha, ulje drastike e të punësuarve në to. Për më tepër, punëtorët e këtyre sektorëve janë ose informal, ose pjesërisht informal – dhe humbjet në të hyrat për ta do të nënkuptojë shtytje më të theksuar drejt pragut të varfërisë. Mbyllja e bizneseve për periudha të dhëna do të nënkuptonte rritje drastike në numrat e papunësisë dhe, në periudhë afatmesme, rritje më të madhe të informalitetit.

Ndikimi i tretë, por jo më pak i rëndëisshëm, është ai në remitenca dhe investime të jashtme. Çdo krizë globale, me theks të veçantë në vendet ku diaspora e Kosovës qëndron – Gjermani, Zvicër e Skandinavi – do të përkthehet me rënie të kontributit të diasporës dhe në rënie të investimeve nga jashtë. Ndonëse dërgesat si remitenca edhe kane shënuar rritje2 – gjithmonë si kompenzim i krizës në vend – mungesa e vizitës së diasporës në Kosovë do të ndjehet dukshëm në qëndrueshmërinë e bizneseve kosovare gjatë fundit të vitit 2020 dhe fillimit të vitit 2021. Pothuajse çdo vit, infuzioni financiar i vizitave të mërgimtarëve gjatë verës në Kosovë, ka qenë ekzistencial për mbarëvajtjen e shumë bizneseve në vend gjatë vjeshtës e dimrit këndej.

Ky infuzion, këtë vit, mungon. I njëjti fat mund t’i pret dhe investimet nga jashtë, së paku për vitin 2020 dhe fillimvitin e ardhshëm. Sipas të dhënave të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, deri në shtator të vitit 2020 kishte rreth 65% më pak udhëtarë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019. 2 Në periudhën Janar-Tetor 2020, vlera e remitencave të dërguara në Kosovë ishte 796.6 milionë Euro apo rreth 14% më e lartë se në vitin 2019. - 20.0 40.0 60.0 80.0 100.0 120.0 140.0 160.0 180.0 Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Kredite 2019 Kredite 2020 5 Figura 5 – Remitencat për vitin 2020 (në mil. Euro) në krahasim me vitin 2019 Burimi: Banka Qëndrore e Kosovës (2020) Ndikimi i katërt – dhe më i pashmangshmi – do të jetë në rënien e pritshme të investimeve publike. B

uxheti i kufizuar i Kosovës, i shoqëruar (sipas të gjitha gjasave) me rënie të konsiderueshme të të hyrave, do të shërbejë detyrimisht si burim i subvencionimit direkt të ndërmarrjeve e punëtorëve të Kosovës, gjithmonë si masë mbijetese në kohë krize. Këto subvencionime, shoqëruar bashkë me një faturë të tejmadhe të pagave publike dhe me rënie të të hyrave, lënë pak hapësirë për investime kapitale në vend. Mungesa e investimeve kapitale publike, në kthim do të nënkuptojë shtyrjen e projekteve të parapara dhe vonesat në pagesat ndaj biznesve vendore – sërish në fushën e ndërtimtarisë/infrastrukturës. Si rezultat, kjo shtyrje nënkupton ndryshim në sjelljen e bizneseve që varen ekskluzivisht nga paraja publike. Vlen të theksohet se i gjithë procesi i subvencionimit publik ishte tejet jo-efiçient.

Pavarësisht që vendimi për “Pakon Emergjente” ishte marrë qysh në fillim të muajit prill, distribuimi i plotë i fondeve nga kjo pako ende nuk është bërë. Kjo kryesisht për shkak të procedurave burokratike dhe kufizimeve buxhetore që kërkojnë rishikim të buxhetit. Me Ligjin për Buxhetin e vitit 2020, nuk ishin të parapara shpenzime të tilla, andaj në mungesë të fondeve të mjaftueshme emergjente duhej rishikuar buxheti dhe duheshin bërë ndryshimet e nevojshme ligjore, të cilat vonuan të gjithë procesin, shto këtu edhe vonesën në votimin e ligjit për pakon e rimëkëmbjes ekonomike. Të katër efektet së bashku japin përfundimisht një tkurrje ekonomike që në substancë nënkupton më pak investime, më pak kredi, më pak para nga jashtë e më pak ndikim nga investimet publike. Në thelb, të katër efektet nënkuptojnë humbje.

Dhe pranimi i humbjes, se e njëjta do të ndodhë, është hapi i parë që shoqëria jonë duhet të bëjë. Pra, si në çdo fatkeqësi tjetër – individuale e shoqërore – pandemia është humbje. Jo gjithçka do të rikuperohet, jo gjithçka do të kompenzohet, jo gjithçka, së paku menjëherë – do të kthehet në pikën zero. Përkundrazi, shumë biznese do të mbyllen, e të tjerat nuk do të rikuperohen në tregjet që i kanë pasur dikur. Bazuar në parashikimet e deritanishme nga shumë institucione, por bazuar edhe në rrjedhën aktuale të pandemisë, recesioni i vitit 2020 në Kosovë pritet të jetë rreth 8%, kurse rimëkëmbja ekonomike do të jetë e vështirë dhe e gjatë.

Pra, kosovarët, Kosova, shoqëria jonë, ka humbur një të dhjetën e ekonomisë së vet gjatë këtij viti. Kjo humbje nuk kthehet. Por ajo fillimisht mund të zbutet, e më pas edhe të ndërpritet në thellim. Nën supozimin e kthimit në normalitet në pranverën e vitit të ardhshëm, rritja ekonomike e vitit 2021 pritet të jetë rreth 3%, dhe më pas të përshpejtohet në rreth 5% në vitin 2022 (BB, 2020). Pra, do të duhen dy-tre vitet e ardhshme, për të kompenzuar humbjen e sivjetme. 0 20 40 60 80 100 120 Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor 2019 2020 6 ÇFARË DUHET BËRË Në vija të trasha, qeveritë evropiane po ndihmojnë sektorin shëndetësor (duke i konsideruar investimet në shëndetësi si pjesë e reformave afatgjate që megjithatë mbesin edhe pas pandemisë); po i ndihmojnë drejtpërdrejtë individët të cilët kanë humbur vendet e punës apo kanë rënie në të ardhurat e tyre; po i ndihmojnë firmat të cilat ishin të detyruara të mbyllen ose të ulin prodhimin e tyre, dhe po ndihmojnë edhe bankat në mënyrë që ato pastaj të kreditojnë pjesën tjetër të ekonomisë. Në vija të trasha, përtej diskutimeve të shterura të deritanishme në diskursin publik rreth e kundër “pakos së rimëkëmbjes ekonomike”, Kosova duhet të targetojë drejtpërsëdrejti të katër efeketet makroekonomike të nxitura nga përhapja e pandemisë.

Fillimisht, për të rikthyer konsumin e investimet, Kosova duhet, së paku për një periudhë afatshkurtër (le të themi 3-6 muajt e ardhshëm), të reduktojë TVSH-në, së paku për 3-5 pikë të përqindjes. Një masë e tillë do të reduktojë të hyrat buxhetore, por të njëjtat mund të mbulohen me kredimarrje nga jashtë. Ulja e TVSH-së, në anën tjetër, do të ulë çmimet e rrjedhimisht do të inkurajojë individët të shpenzojnë më shumë. Ulje të TVSh-së janë duke implementuar edhe ekonomitë më të mëdha Evropiane.

Ulje prej 3 pikë përqindjeje, ndër të tjerash, ka implementuar Gjermania nga korriku i vitit 2020. Rritja e konsumit dhe investimeve private do të nxitet ekskluzivisht nga siguria që qytetarëve tanë duhet garantuar. Sjelljet bazike ekonomike si shpenzimi i parasë, janë në varësi të ngushtë me sigurinë e projektuar në të ardhmen.

Nëse projektimi për të ardhmen është i zymtë, rimëkëmbja e mbështetur në konsum e investim është e pamundur. Madje, në një zymtësi të projektuar, as ulja e TVSH-së nuk do të prodhojë ndonjë efekt, meqë blerësit do të vazhdojnë të kursejnë edhe më shumë. E në një siguri më të lartë, edhe masat e tërheqjes së parave të Trustit kanë kuptim më shumë, meqë të njëjtat kthehen në investim dhe konsum. Dhe kjo zymtësi apo siguri, në anën tjetër, varet drejtpërsëdrejti nga mënyra e menaxhimit të pandemisë si dhe nga projektimi i sigurisë politike në vend – kjo e fundit me shumë mangësi. Për të përmirësuar ofertën agregate, Kosova duhet të hartojë politika sektoriale, pra specifike për sektorët e goditur, në vend të politikave me stimuj gjeneral. Pra, për ta thënë më thjeshtë, ulja e produktivitetit në – le të themi ndërtimtari e hotelieri – e rritja e produktivitetit në – le të themi industri të ushqimit e barnave – do të duhej të nënkutponte se pakoja stimuluese s’duhet të jetë e njëjtë për të gjithë. Sepse, për vet natyrën e funksionimit gjatë krizave, jo të gjithë sektorët kanë pësuar rënie në këtë kohë.

Përkundrazi, disa sektorë kanë pësuar rritje si rezultat i ndryshimit të sjelljes së konsumatorëve. Për më tepër, për pjesën më të madhe të pandemisë, pothuajse gjatë gjithë pandemisë, bizneset – për shembull –të ushqimit (marketet) apo dhe barnatoret, nuk kanë ndërprerë punën asnjëherë; e konsumatorët nuk kanë ulur kërkesën (madje kanë rritur atë) gjatë gjithë vitit 2020. Gastronomia, turizmi, e ndërtimtaria në anën tjetër, kanë qenë të goditura nga mbyllja, kufizimi në lëvizje e nga gjithë menaxhimi pandemik përherë. Një politikë qeveritare që targeton njëjtë një market ushqimor me një agjencion turistik, ka humbur në shenjë rrënjësisht. Targetimi i politikave stimuluese natyrshëm se krijon burokraci dhe kërkon plan të detajuar. Krijon edhe kohëzgjatje më shumë. Por në momentin që bëhet është esencial në mbijetesën e bizneseve që kanë nevojë. Në rikthimin e remitencave e investimeve nga jashtë Kosova ka vetëm një alternativë. T

ë menaxhojë deri në fund mirë me pandeminë. Menaxhimi më i mirë i pandemisë, duke ulur numrin e të infektuarve, i hapë rrugë kthimit të anëtarëve të diasporës në vend. Kthimi i tyre do të shoqëroret me impuls shtesë financiar që, në rastin më të mirë, gjatë pranverës së vitit vijues do të kthente infuzionin e zakonshëm financiar që diaspora vazhdon të ushtrojë në vend. Ky infuzion, në formë të parasë së drejtpërdrejtë të shpenzuar në vend, do të shndërrohej në infuzion ekzistencial për shumë biznese.

7 Investimet publike në anën tjetër, kërkojnë ndryshim radikal në projeksionet financiare për vitin 2021. Fillimisht, investimet kapitale duhet të mbesin në nivel të njëjtë. Pako subvencionuese duhet të jetë me efiçente (duke e personalizuar atë për bizneset e prekura), e ndërrim rrënjësor duhet të kenë investimet në shëndetësi si përqindje e pjesëmarrjes në BPV-në e Kosovës.

Sikurse shumë shtete të tjera në Evropë, investimet në shëndetësi – në spitale të reja e në pajisje moderne - duhet të shihen si investime afatgjate në një sektor ashtu kështu me nevojë për to. Projektligji i propozuar për vitin 2021, nuk paraqet ndonjë ndryshim substancial të shpenzimit publik në krahasim me vitet e kaluara. Kjo qëndron medoemos edhe nga fakti që buxheti për vitin 2021 trashëgon shumë obligime nga vitet paraprake, dhe nuk ka hapesirë të madhe për ndryshim e kreativitet. Për të hapur mundësitë investuese publike, Qeveria e Kosovës duhet të insistoj në kredi të reja publike, sepse Kosova edhe ashtu ka borxh të ulët publik.

Dhe këto fonde të reja t’i shpenzoj në mënyrë efektive në ekonomi. Përveç borxhit më të lartë publik, në këtë periudhë kohore është shumë e rëndësishme që të ketë edhe një zhvendosje në shpenzim brenda vendit.

Pra, është shumë e rëndësishme që shpenzimet publike - por edhe ato private - të orientohen drejtë produkteve dhe shërbimeve vendore. PËRFUNDIME Kriza e pandemisë – fatkeqësisht – nënkupton një cikël të rëndë ekonomik për vendin. Ky cikël në vete bartë të hyra më të ulëta për punëtorët, rënie në qarkullim në bizneset punëdhënëse më të mëdhaja në vend, ulje e konsiderueshme e kontributit të diasporës në vend; shoqëruar të gjitha këto me një rënie të investimeve publike e sjellje konzervatore të qytetarëve drejt kursimit e jo konsumit e investimit në vend.

Si kthim, Kosova do të ketë një tkurrje të mëtutjeshme të ekonomisë, deri në 8 apo 9 për qind për këtë vit; rritje të papunësisë dhe rritje të informalitetit në sektorët më informal në vend. Është jo vetëm një vit i humbur për vendin, por edhe një periudhë rimëkëmbëse e vështirë, e dhimbshme dhe mbi të gjitha e kushtueshme për të gjithë. Të hyrat buxhetore për vitin 2020 po realizohen më pak sesa parashikohej, ndërsa shpenzimet e parapara për këtë vit po ashtu po ngecin. Sektori financiar ka treguar një rritje solide të depozitave dhe të aktivitetit kreditor, sidomos në pjesën e fundit të vitit, gjithmonë si rezultat i shprehisë kursyese të qytetarëve karshi pasigurisë së krijuar nga kohëzgjatja dhe ndikimi i pandemisë.

Remitencat, ndonëse në rritje, janë të pjesshme marrë parasysh mungesën e diasporës në vend. Kosova duhet të ndërmarrë hapa të shpejtë në 6 muajtë e ardhshëm në rritjen e konsumit.

Fillimisht duke ulur vlerën e TVSH-së për një periudhë të dhënë kohore, më pas duke krijuar siguri që nxitë konsumin. Në drejtim të mbijetesës së bizneseve, pakoja ndihmuese duhet të jetë e personalizuar dhe me target specifik në sektorët e dëmtuar – jo në gjithë ekonominë. Një qasje e tillë do të rrisë mundësinë e ndihmave dhe do të rrisë efikasitetin e tyre. Investimet publike, ndërsa, përkundër rënies së të hyrave buxhetore e kufizimeve si rrjedhë e një fature të madhe të pagave – apo edhe – si rrjedhojë e obligimeve paraprake, duhet të mbështeten në borxh publik më të madh.

Mbi të gjitha, e pazëvendësueshme mbetet qasja që Kosova ndjek ndaj menaxhimit të pandemisë. Me numra të lartë infektimesh vijnë masat shtesë kufizuese, të cilat, në kthim, jo vetëm që ndërpresin drejtpërsëdrejti rrjedhën e bizneseve por ato edhe rrisin pasigurinë e qytetarëve në vend – pasiguri e cila përfundimisht përkthehet në sjellje konzervatore karshi kërkeses agregate

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco