90% e qytetarëve mendojnë se ardhja e bashkatdhetarëve ndikon në ekonominë e Kosovës

90% e qytetarëve mendojnë se ardhja e bashkatdhetarëve ndikon në ekonominë e Kosovës

10:12, 24/12/2020

Pyper, platforma e specializuar për matjen e opinionit publik, ka organizuar sondazhin e radhës, ku qytetarët janë pyetur në lidhje me përceptimet që kanë për bashkatdhetarët nga diaspora.

 

Sipas kësaj, pjesa më e madhe e respodentëve (67%) kanë perceptim shumë të mirë për bashkatdhetarët nga diaspora, 22% të mirë, pozicion neutral kanë rreth 9% e respodentëve derisa perceptim negativ kanë rreth 2% e pjesëmarrësve në sondazh.

Rreth 69% e qytetarëve mendojnë se ardhja e bashkatdhetarëve në Kosovë ka ndikim jashtëzakonisht të mirë në gjendjen ekonomike të Kosovës, 19% thonë se ardhja e tyre ka ndikim shumë të mirë, mjaft të mirë mendojnë rreth 6.4% , ndërsa deri diku të mirë 5.6%.

 

Nga ana tjetër, 39% e respodentëve mendojnë se nëse bashkatdhetarët nuk do të dërgonin remitenca gjendja ekonomike në Kosovë do të ishte jashtëzakonisht keq.

Gjendje shumë të keqe ekonomike për Kosovën parashikojnë 29% e qytetarëve nëse nuk do të kishte remitenca nga diaspora, derisa vetëm 5% mendojnë se edhe pa remitencat e diasporës gjendja ekonomike do të ishte e mire.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco