Miratohet në komision marrëveshja që i sjell Kosovës 138 milionë euro

Miratohet në komision marrëveshja që i sjell Kosovës 138 milionë euro

12:15, 23/12/2020

Në mbledhjen e fundit për këtë legjislaturë, Komisioni parlamentar për Integrim Evropian ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2020 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Kryetari i Komisionit, Ismet Beqiri, ka thënë se kjo marrëveshje i sjellë Kosovës 138 milionë euro.

“Në kuadër të marrëveshjes janë ndarë edhe dy objektiva në disa fusha, me demokraci dhe qeverisje, sundimin e ligjit dhe arsimin. Është obligim yni t’i aprovojmë dhe t’ia përcjellim seancës për miratim”, tha ai.

 

Pas miratimit të këtij projektligji, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu - Kodra ka akuzuar qeverinë për papërgjegjshmëri në trajtimin e procesit integrues të Kosovës.

“Asnjëherë qeveria s’ka qenë më e papërgjegjshme në qasjen ndaj procesit integrues. Pandemia e kuptoj qe e ka vështirësuar komunikimin, por ka pasur papërgjegjësi totale të ministrave që kanë pasur të bëjnë me procesin integrues. Dua të besoj që në mandatin e ri kushdo që vjen do te ketë më shumë seriozitet në këtë drejtim”, tha ajo.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco